Futboll Premier League

Tottenham, Dele Alli sfidon kritikët pas dy golave ndaj Chelsea…

Dele Alli pret që kritikët e tij të kenë “ende diçka për të thënë”, pavarësisht paraqitjes së tij në ndeshjen e Premier League ku Tottenham fitoi 3-1 ndaj Chelsea në “Stamford Bridge”. Mesfushori i Anglisë shënoi dy herë në pjesën e dytë, në atë që ishte fitorja e parë për Tottenham në fushën e Chelsea në 28 vitet e fundit.

Alli kishte shënuar vetëm gjashtë gola në këtë kampionat, duke marrë kritika për rënie të formës së tij në krahasim me sezonin e kaluar kur shënoi 18 gola dhe dha shtatë asiste.

“Jam i sigurt që njerëzit janë ende të zhgënjyer nga mënyra si luajta kundër Chelsea, nga dy golat që shënove dhe do të ketë diçka për të thënë, – tha 21-vjeçari. – Por ashtu si e kam thënë edhe më parë, nuk më intereson ajo që thonë njerëzit, por të punoj për të qenë titullar dhe të fitojë ndeshje me Tottenham. I sfidoj kritikët të më thonë ku ishin gabimet e mia sot…”

Related posts

Fernando Morientes: Liverpooli e di se Reali është favorit

Sadik.Autor

NGA IBRAHIMOVIC TEK RONALDO/ Ja 7 lojtarët që fitojnë shifra marramendëse në “Instagram”

Delo.autor

“GJERMANIA SI FUÇI BARUTI”/ Klinsman paralajmëron rrezik te skuadra e Joachim Low

Delo.autor

Leave a Comment