Futboll Sport

Nga Kupa te merkato, flet kapiteni i Kukësit, Shameti dhe Donjet Shkodra! (VIDEO)

Kukësi do të luaj të mërkurën ndeshjen e kthimit të gjysëm finales së kupës ndaj Laçit. Skuadra është  pothuajse e plotë përveç sulmuesit Balde që vijon të jetë i dëmtuar. Sipas mbrojtësit Ylli Shameti, ndonëse me Laçin do të kenë dy ndeshje radhazi, në kupë dhe kampionat, të dyja këto sfida janë krejt ndryshe edhe pse përball është i njëjti ekip.

Sfida e parë u mbyll në barazim për të dyja skuadrat por ndeshja  e kthimit luhet në Kukës. Ekipi do të niset të martën drejt qytetit verilindor për të pritur ditën e mërkurë për zhvillimin e sfidës. Sulmuesi Sindrit Guri shkëlqeu në ndeshjen ndaj Partizanit dhe këtë paraqitje kërkon ta bëjë edhe në vijim.

Edhe Donjet Shkodra beson te kualifikimi në ndeshjen e Kupës dhe mbajtjen e vendit të dytë në kampionat.

Gjatë fundit të muajit maj pritet të publikohet sërish lista e emrave të thirrur në kombëtare nga trajneri Christian Panuci për miqësoret e muajit qershor. Ndërkohë i pyetur për një ftesë në kombëtare, Guri thotë se është i përqëndruar tek ekipi i Kukësit për momentin, ndonëse paraqitjet e tij të deritanishme janë një sinjal indirekt për teknikun e kombëtares.

Donjet Shkodra ka provuar të luaj në tre prej ekipeve më të mira të Superligës. Flamurtarit, Skënderbeut dhe tashmë te Kukësi. Ai tregon se ndihet mirë këtu dhe i pëlqen të vijojë me skuadrën e verilindorëve, ndonëse lë hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm në Belgjikë ose Gjermani, aty ku jeton dhe familja e tij.

Mesfushori kosovar flet edhe për gjendjen e Flamurtarit, që sipas tij është normale një gjë e till dhe cdo ekip mund të ketë ulje ngritje. Ndërkohë që situatën e Skënderbeut nuk preferon ta komentojë.

Related posts

LIVE/ Peshëngritësi Briken Calja në kërkim të medaljes, ngjitet në pedanen e ”Tokio 2020”

Delo.autor

PËRPARA NJË VITI E PËRQAFONTE/ Ja si Gattuso injoroi Bonuccin në Superkupë (VIDEO)

Delo.autor

INFEKTOHET MANAJ/ Spezia jep lajmin e keq, sulmuesi shqiptar humb sfidën e 6 janarit

Delo.autor

Leave a Comment