Futboll Seria A

Nga Lindja në Perëndim, e gjithë bota sytë nga derbi i Milanos

45 transmetues televizivë do të çojnë derbin në 181 vende të botës. Plot 728 milionë njerëz do të jenë duke e parë nëpërmjet ekranit, përveç 75 mijë fatlumëve që do ta ndjekin spektaklin nga “San Siro”.

Bota do të lidhet nëpërmjet televizionit me derbin, por do të ketë edhe përfaqësinë e saj në stadium. StubHub, platforma botërore më e përdorur për shitjen e biletave online ka bërë të ditur se ka shitur 63% të biletave për tifozë të huaj.

Nga Veriu në Jug do ta shikojnë derbin, edhe pse interesi më i madh është në Lindje. Në Hong Kong do të sistemojë antenën Li Yonghong, presidenti i Milanit, ndërkohë që në Nankin, në Kinën Lindore, do ta ndjekë nga televizoni familja e Zhang Jidong, që ka në pronësi Interin.

Derbi do të shihet edhe në Perëndim, nga Shtetet e Bashkuara e deri në Amerikën e Jugut, dhe për t’u kthyer në qendër do të transmetohet në Afrikë dhe në thuajse gjithë Europën, në Shqipëri, natyrisht në Supersport.

Gjithë bota me sytë nga derbi. Për Milanin vlen gjithçka. Pas humbjes me Juventusin ka rrëshkitur 8 pikë pas Interit. Kuqezinjve u duhet të fitojnë për të mbajtur gjallë ëndrrën Champions, një fitore do ta çonte Interin në podin e serisë A, në vendin e 3-të me një pikë më shumë se Roma.

Siç ndryshojnë vendet ku shihet derbi ndryshon edhe momenti në të cilin vijnë skuadrat. Një muaj më parë, kur duhej të luhej sipas programit fillestar, zikaltrit ishin kapluar nga një seri barazimesh dhe disfata në Genoa.

Këtë herë vijnë pas 8 golash në dy ndeshje me Sampdorian dhe Veronën. Milani ka udhëtuar në drejtim të kundërt. Një muaj më parë derbi do të ishte ndeshja e 14-të pas 13 rezultatesh pozitive, tani vjen pas eliminimit në Europa League dhe disfatës në Torino. Sytë nga derbi, 27 telekamera do të jenë në “San Siro” për të transmetuar gjithçka ndodh në “La Scalan” e futolli italian.

Related posts

MILANI PA EUROPË/ Vjen lamtumira e parë, Donnarumma drejt SUPER klubit madrilen

Isa.Autor

Merr fund dilema/ Emre Can firmos një kontratë 4-vjeçare me Juventusin

Sadik.Autor

“NUK FLAS ME PIOLIN…”/ Çudit Ibrahimovic: E vendos unë nëse luaj apo jo

F.autor

Leave a Comment