Futboll

Luciano Spalletti: Derbi jo vendimtar, me Brozoviçin kam gabuar

Luciano Spalletti ka dalë sot para gazetarëve për të folur në lidhje me derbin e të mërkurës me Milanin. Trajneri i Interit vlerësoi rëndësinë e takimit dhe tha se do të synojë fitoren, ndonëse edhe në të kundërt, nuk do të ndodhë asnjë dramë.

A është një derbi deçiziv për objektivin Champions?
Është një derbi dhe vetë fjala ‘derbi’ ka rëndësinë maksimale. Normalisht që fitorja do të na afronte edhe më shumë me objektivin, por edhe nëse nuk marrim 3 pikët, nuk është se largohemi, pasi është një ndeshje për t’u rikuperuar dhe jo ndeshje e javës.

Skuadra ka ndryshuar marsh në takimet e fundit. Si e shpjegoni këtë shndërrim?
Kjo lidhet me punën e futbollistëve, dëshirën e tyre për të bërë mirë dhe afeksionin që kanë me tifozërinë. Këta djem kanë dhënë gjithçka në stërvitje dhe kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për të bërë mirë dhe arritur objektivat.

Si e shpjegoni transformimin e Brozoviçit?
Në fakt atij i kemi hyrë në hak, pasi nuk i kam dhënë mundësinë të luante para mbrojtjes. Numrat më thoshin se ai gabon në atë pjesë të fushës, por këto 3 takime ka treguar më shumë sens përgjegjësie dhe po rezulton në pozicionin ideal, duke organizuar mjaft mirë lojën.

A ndihet Cancelo i lumtur dhe i gatshëm për të qëndruar gjatë te Interi?
Mendoj se ndihet shumë i kënaqur që është pjesë e një grupi fantastik. Ka punuar shumë dhe e kemi mbështetur të gjithë, edhe kur nuk ishte ende në lartësinë e duhur. Tani po përmirësohet akoma më shumë dhe po argëtohet në fushë, duke dhuruar paraqitjet që të gjithë i kemi parë.

Do të konfirmohet i njëjti formacion si në 3 takimet e fundit?
Të shohim. Rëndësi ka që kam në dispozicion të gjithë futbollistët dhe të gjithë kanë dëshirë dhe energji maksimale për të luajtur derbin. Do të bëjmë vlerësimet tona dhe do të vendosim për formacionin.

Si mund të fitohet ndaj Milanit?
Nuk ka për të qenë një ndeshje e lehtë, pasi ata luajnë shumë mirë dhe organizojnë sulme të rrezikshme. Është shumë e rëndësishme qasja që do t’i bëjmë sfidës. Nëse e nisim ashtu si duhet dhe marrim kontrollin e lojës, do të jemi më pranë fitores.

Milani vuan nga krahët. A është kjo një armë plus për ju?
Nuk më rezulton se vuajnë shumë nga krahët. Gjithsesi, nëse lojtarët e mirë të krahut, arrijnë të fitojnë në një kundër një, atë herë do të jetë çdo gjë edhe më e thjeshtë

Related posts

BETIS-BARCELONA/ Messi kërkon fitoren për të vazhduar rrugën drejt titullit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Blatter tallet me Mbappe pas finales së Champions! Thumbon edhe PSG

Delo.autor

Manchester United, Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Q.Autor

Leave a Comment