Futboll Seria A

Nga peshkimi te “The Simpson”, ja disa kuriozitete që nuk dini për Gattuso

Pasi ka kaluar periudhën e ferrit me dy ndeshje kundër Juventus dhe Inter, me një pikë të marrë në dy ndeshje, ka ardhur dita për rinovimin e kontratës së Gattuso. Trajneri i Milan ka firmos deri në vitin 2021 dhe paga e tij është rritur nga 120 mijë euro në 2 milionë euro në sezon. Por sa e njihni Gennaro Gattuso? Ja disa kuriozitete për “timonierin” Milan.

BRAVEHART – Gennaro Gattuso e ka pseudonimin “Ringhio” për karakterin e tij, grintën dhe ashpërsinë në futboll. Në fushën e lojës ka qenë gjithmonë i fundit që është dorëzuar dhe ka vrapuar më shumë se gjithë të tjerët. Por Gattuso, para se të thërritej “Ringhio”, në Skoci kishte fituar pseudonimin “Braveheart”.

PESHKATAR – E dinit që Rino donte të bëhet peshkatar? Kjo ishte ëndrra e tij kur ishte fëmijë dhe në orën 5 të mëngjesit zgjohej për të shkuar në det kur jetonte në Corigliano Calabro. Nuk e realizoi këtë ëndërr, por sot është pronari dhe administratori i dyqanit të madh të peshkut në Gallarate, pak km larg nga Minanello.

ZEMERGJERE – Në vitin 2003, Gattuso themeloi një fondacion bamirësie “Forza Ragazzi”, për të ndihmuar adoleshentët në Kalabri. Zemërarti…

SIMPSON – Grinta e tij e ka bërë tërheqës edhe jashtë fushe. Gattuso ka qenë protagonist dopiazhi në një seri të filmit vizatimor “Simpson”, ku ka bërë zërin e trajneri Krupt, një mësues që i ngjason shumë për mënyrën e të punuarit…

PANINE – Të humbasësh i “djeg” të gjithëve, por atij në mënyrë të veçantë. Gattuso ka pranuar se gjatë karrierës së tij kur humbiste ndeshjet hante panine pafund duke i kafshuar si të ishin kundërshtarë. Në rast disfate është më mirë të rish larg tij…

“GATTUSO DAY” – Thuajse një “yll”, aq sa i është dedikur një ditë. Në fakt, në nder të tij, komuniteti kalabrez në qytetin japonez të Oshawa feston 25 qershorin e çdo viti si “Gattuso Day” (dita Gatusso).

LUFTETAR – Ligamteni i këputur? Nuk ka asnjë problem nëse quhesh Gennaro Gattuso. Jo të gjithë e dinë se gjatë ndeshjes Milan-Catania, në vitin 2010, trajneri aktual i Milan luajti për 80 minuta pavarësisht nga një dëmtim i rëndë në gjurin e djathtë. Ai qëndroi në fushë deri në fund, edhe pse u dëmtua që në minutën e dhjetë të ndeshjes në “San Siro”.

SKARAMANCI – Kur ishte futbollist, para çdo ndeshje, Gattuso merrte një libër të Fëdor Dostoevskij, ulej në tualetin e dhomave të zhveshjes dhe lexonte disa faqe. Sot, si trajner, duket se ato vepra të autorit rus e kanë frymëzuar edhe gjatë fjalimeve kur karikon ekipin.

PES – Në “aftësinë” e agresivitetit në lojën “Pro Evolution Soccer”, Gattuso, gjatë një momenti të karrierës së tij e ka pasur vlerësimin 99, maksimumin e mundshëm.

Related posts

Formacionet zyrtare: Liverpool – West Bromwich Albion

Q.Autor

SI ËSHTË E MUNDUR? Gol i çuditshëm në Holandë, shikoni si sulmuesi shënon pa e prekur topin (VIDEO)

Delo.autor

“SFIDË E VËSHTIRË KUNDËR LAZIOS”/ Conte: Jo më kot ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë…

Delo.autor

Leave a Comment