Champions League Futboll Sport

Një shqiptar në vend të Robben, Ribery paralajmëron Realin

Bayern ka humbur dy lojtarë me rëndësi në përballjen e parë ndaj Real Madrid në “Allianz Arena”. Gjigantët e Bundesligës, përveç Jerome Boateng që rrezikon Botërorin “Rusi 2018”, është detyruar të udhëtojë drejt Madridit edhe pa Arjen Robben. Mesfushori 34-vjeçar nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Jup Heynckes në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ditën e nesërme në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Holandezi është stërvitur rregullisht me ekipin këtë javë, por mjekët e ekipit kanë pohuar që nuk është në gjendje për të luajtur. Në listën e publikuar nga klubi bavarez në profilin zyrtar në “Twitter”, bie në sy edhe emri i një futbollisti shqiptar, të cilin Heynckes e ka marrë në udhëtimin drejt kryeqytetit spanjoll.

Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar, Meriton Shabani, i cili ishte titullar në ndeshjen e fundjavës ndaj Franfurtit. Shabani pritet të luajë në vendin e Robben në takimin e nesërm ndaj “Los Blancos”. Për fat të mirë, Bayern do të ketë në gatishmëri edhe dy lojtarët e rikuperuar së fundmi, austriaku David Alaba dhe spanjolli Javi Martinez.

Franck Ribery duket optimist për ndeshjen e kthimit, pavarësisht se ekipit i mungojnë dy yje si Robben dhe Boateng. Francezi ka postuar një shprehje të famshme të Charles de Gaulle në profilin e tij në “Twitter”, që nënkupton “luftën” e hapur të bavarezëve për biletën e finales së Kievit.

“Beteja është e humbur, por lufta ende nuk ka përfunduar. Ne do të shfrytëzojmë shansin tonë në Madrid”- shkruan Ribery.

Ndeshja e kthimit do të luhet mbrëmjen e së martës në “Santiago Bernabeu”, në orën 20:45. Gjigantët gjermanë do të bëjnë maksimumin që të përmbysin gjithçka në Madrid, por vendasit përsëri mbeten në avantazh me dy golat e shënuar në “Allianz Arena”. Megjithatë gjithçka mund të ndodhë, mbetet të shohim të martën.

Related posts

LËSHON DEKLARATËN EPIKE/ Ish-gjyqtari Clattenburg: Femrat duhet të zgjedhin midis arbitrimit apo të ngelurit shtatzënë

Delo.autor

HISTORIA RRËNQETHËSE/ Kur Franca fitonte Botërorin 98′, Kante mblidhte plehra në…

Isa.Autor

U LARGUA NGA BARCELONA PAS GJYSMË SEZONI/ Ja çfarë shkruan Boateng për klubin dhe tifozët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment