Champions League Futboll Sport

Cristiano Ronaldo, një fitore larg rekordit madhështor në Champions

Cristiano Ronaldo u bë në “Allianz Arena”, të mërkurën e kaluar, futbollisti me triumfin më të mirë në historinë e Kupës Europiane (Champions). Portugezi arriti kuotën e 99 fitoreve në Mynih, duke e vendosur vetëm një fitore larg “100”. Falë rezultatit 1-2, të arritur nga Real Madridi në fushën e bavarezëve, CR7 mposhti 98 fitoret, që kishte si rekord portieri aktual i Portos, Iker Casillas.

Portieri spanjoll i shpërndan fitoret e tij në Kupën Europiane në këtë mënyrë: 90 me Real Madridin dhe 8 me Porto. Cristiano Ronaldo, nga ana tjetër, ka fituar 29 ndeshje në Champions, me Manchester United, dhe 70 me Real Madridin. Në mënyrë të tillë, ai nesër mund të arrijë uotën “jubilare” të 100 fitoreve në Kupën Europiane.

Ish-barcelonisti Xavi Hernández krenohet me nderin e vendit të tretë në renditjen e futbollistëve me më shumë fitore në Champions. Mesfushori katalanas fitoi 96 ndeshje në këtë kompeticion madhor europian të gjitha me Barcelonën. Në vendin e katërt është Raúl Gonzalez. Ish-kapiteni i Real Madridit arriti 81 fitore (74 me Real Madridin dhe 7 me Schalke 04).

Nga 99 fitoret e Ronaldos në Ligën e Kampionëve, pesë prej tyre janë arritur kundër Bayern Munich. Portugezi është përballur me shtatë herë me kampionët gjermanë, ka humbur vetëm dy ndeshje dhe ka shënuar 9 gola. Vetëm Juventusit (10 gola), i ka shënuar më shumë në Europë, sesa Bayernit.

Përkundër faktit se CR7 arrin një rekord të ri personal të martën, në “Arena Allianz” i dha fund ecurisë së tij më të mirë si golashënues në ndeshje radhazi, duke mos shënuar dot. Goleadori maksimal i Champions-it (120 gola) kishte shënuar deri atëherë në të

Related posts

PROSTITUCION, KOKAINË, ARMË DHE PARA/ Arrestohet gjyqtari i njohur së bashku me 34 persona të tjerë (VIDEO)

Delo.autor

VALVERDE I MUNGON SONTE REALIT/ Dyshohet që është pozitiv me COVID-19

Delo.autor

“VRAPON SI KALË I VERBËR”/ Van der Vart sulmon ashpër Vernerin: Gjithçka që ai bën është të ulë kokën dhe…

Delo.autor

Leave a Comment