Futboll

Nuk do ta besoni çfarë bën Robert Lewandowski pas shënimit të golave

Robert Lewandowksi është një nga sulmuesit më në formë të momentit. E madhe është edhe kureshtja se çfarë mund të bëjë lojtari pasi ka realizuar gol, apo se si ai sillet. Këtë kureshtje na e shuan, bashkëshortja e tij, bukuroshja Ana.

Ajo zbulon se polaku gjithmonë është shumë kritik ndaj vetes së tij, edhe kur thyen rekorde. ajo pohoi: “Kur Robert realizoi 5 gola në 9 minuta lojë kundër Wolfsburg, ai nuk ishte plotësisht i kënaqur dhe ai po ankohej se kishte mundësi të shënonte edhe golin e 6. Pas kësaj Robert nisi të pastronte dyshemenë në shtëpi.”

Më pas 29-vjeçarja dhe shoku i tij i ngushtë zbuluan të tjera detaje për mënyrën se si Lewandowski sillet në shtëpi pas arritjeve të tij të mëdha. “Pas ndeshjes së famshme kundër Real Madridit, ku ai realizoi 4 gola, të gjithë ishin jashtëzakonisht të gëzuar. Por ai thjesht u kthye në shtëpi dhe thjesht pyeti nëse kishte pak tortë. Ai po më pyeste përse nuk i kisha larë enët.”

Robert Lewandowski është nga ata lojtarë të cilit i pëlqen të mbajë një profilit të ulet në fushën e lojës dhe ta mbajë sa më të fshehtë jetën e tij private. Ylli i Bayern Munich po i gëzohet një tjetër sezoni fantastik me klubin bavarez, pasi në 38 ndeshje të luajtur me kampionët e Bundesligës, e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 35 herë. Si gjithmonë 29-vjeçari është në qëndër të zërave të merkatos, me Real Madrid që dëshiron me çdo kusht shërbimet e sulmuesit, edhe pse në “Allianz Arena”nuk dëshirojnë ta humbasin.

Related posts

FITOI 10 TROFE ME MANCHESTER CITY/ Kompany refuzon të bëhet ndihmës i Guardiolës, ja arsyeja

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018” / Mbappe, Neymar, Cavani dhe top-formacioni i 1/8 finale

Isa.Autor

E 43-TA E VËRTETA/ “Përbindëshi” Ronaldo: Më duhej ai gol, duhet të fitojmë kundër Milanit

Delo.autor

Leave a Comment