Futboll Premier League Sport

Nuk ka kohë për të qenë të lumtur, City rrezikon një dënim të rëndë

Manchester City iu gëzua fitimit të titullit kampion të dielën e shkuar, i treti në historinë e klubit, por për të qenë i lumtur në shtëpinë e “Qytetarëve” ka pasur pak kohë në dispozicion. Dhe kjo sepse CAS (Gjykata e Arbitrazhit për Sportin) po shqyrton një ankesë dhe rreziku është i madh që klubi anglez të dënohet që të mos bëjë asnjë blerje në dy periudhat e radhës të merkatos.

Nëse kjo ndodh, atëherë do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin Pep Guardiola, i cili kërkon përforcime që të mund ta forcojë edhe më shumë skuadrën, në mënyrë që të fitojë tituj të tjerë, më i rëndësishmi prej tyre, Liga e Kampioneve. Por përse kjo situatë për City-n? Shkak i rrezikut të madh që i kanoset kampionëve të rinj të Premeir League-s është blerja e talentit argjentinas, Benjamin Garre.

Pala akuzuese Velez Sarsfield pretendon se janë thyer rregullat për transferimin dhe se anglezët kanë vepruar në mënyrë të padrejtë. Vendimi pritet që të merret në 7 ditët e ardhshme. Guardiola ka më plan që të bëjë të tjera përforcime dhe klubi i ka vënë në dispozicion 100 milionë sterlina. Por aktualisht frika është e madhe në klub se CAS do të vendosë në favor të argjentinasve.

Klubi i Velez pretendon se City ka kontaktuar Garre-n kur ai ishte 15 vjeç dhe në vazhdim theu rregullat e transferimit, duke firmosur me sulmuesin e krahut pak ditë pasi ai kishte mbushur 16 vjeç. Nëse “Qytetarët” e humbin gjyqin, atëherë ata nuk dot ë mund të bëjnë blerje në verën e ardhshme dhe në merkaton e janarit të vitit 2019.

Por ekziston një plan B. City do ta apelojë çështjen  nëse dënohet që të mund të fitojë kohë dhe të ketë të drejtën të bëjë blerje në verë. Sigurisht që do të blejë më shumë futbollistë, në mënyrë që të shmang problemet për në vazhdim në rast të lënies në fuqi të dënimit.

FIFA e ratifikoi transferimin lojtarit nga Amerika Latine. Avokatët e City-t sqarojnë se kalimi u bë duke respektuar rregullat, duke qenë se lojtari mban pasaportë italiane. Por sipas Velez, FIFA lejon lojtarët nën 18 vjeç që të lëvizin brenda klubeve në Evropë, por rregulli përjashton lojtarët nga Amerika Latine.

Për t’i komplikuar edhe më shumë gjërat, Velez e ka çuar edhe FIFA-n në CAS, pasi sipas tyre institucioni numër 1 i futbollit refuzoi ankesën e tyre origjinale në shtator të 2016-ës. Për raste të ngjashme shumë klube evropiane janë dënuar me sanksione të rënda si Reali, Barça dhe Atletico Madrid.

Related posts

Roma fillon bisedimet me Ajaxin, Ziyech objektivi kryesor i ‘Giallorlsëve’

Q.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Skënderbeu tregon forcën në miqësoren ndaj Pogradecit

Delo.autor

REALI I MADRIDIT DËM 340-MILIONËSH/ Tani e kërcënon Myrto Uzuni

Delo.autor

Leave a Comment