Futboll Sport

Nuk ka më dyshime, Shehi thekson pozicionin e tij të ri

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, dha një intervistë për “RTSH Sport”, duke analizuar sezonin aktual dhe paraqitjen e skuadrës së tij. Ai beson se sezoni aktual është fantastik për ekipin korçar duke nisur nga vera e deri tani, ku “ujqërit e dëborës” janë në vend të parë në kampionatin e Superiores. Ka qenë një sezon futbollistik i mrekullueshëm i cili ka nisur që në verë për ekipin tonë të Skënderbeut. Kemi kaluar 4 ture në Evropë, kjo është një rekord dhe këtë e ka arritur vetëm Skënderbeu dhe Makabi Tel Avivit në gjithë historinë e këtij kompeticioni”, – e nisi rrëfimin e tij, kapiteni i Skënderbeut duke vlerësuar skuadrën dhe klubit.

Ai foli dhe në lidhje me dënimin që skuadra e tij ka marrë nga UEFA me 10 vite pezullim dhe 1 milion euro gjobë. 40-vjeçari mendon se skuadra e tij do të falet nga CAS dhe gjithçka do të shkojë në vend. “Më vjen keq që tashmë na prishet humori dhe na kthehet një çështje e para 3 viteve. Megjithatë çdo gjë mendoj se do të shkojë në vendin e vetë, pasi nuk mund të shkatërrohet një klub model në Shqipëri. Unë kam pasur besimin se titulli kampion do të na rikthehej, pasi e kemi fituar në fushën e lojës. Kur erdhi trofeu i thashë Radasit që ta ngrinte dhe tashmë jemi duke u përgatitur për trofeun e radhës, që për mua është shumë i veçantë pasi është trofeu i 7-të”, – u shpreh ai.

Portieri korçar foli dhe për sulmuesin e Kukësit, Sindrit Guri. Ai e vlerëson lojtarin shkodran të kampionëve të Shqipërisë, por nuk bën një krahasim me Sowen. “Guri është një lojtar cilësor dhe më të ardhme që mund t’i bëj punë edhe Kombëtares. Por për krahasimin e tij me Sowen, mund të them se janë sulmues me karakteristika të ndryshme. Ndërsa sa i përket të ardhmes time, tashmë e kam të qartë dhe mund të them se do të jetë një post drejtues në sport, pasi kam gjithë jetën që i përkushtohem futbollit, – përfundoi Shehi.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-2

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit” nuk dinë të ndalen, shënon Gundogan

Delo.autor

NGA STRAKOSHA E DERI TE MBAPE/ Ja lojtarët “Top” që i skadon kontrata në 2022

Delo.autor

Leave a Comment