Futboll La Liga Sport

Nuk ka oferta për uellsianin, Gareth Bale merr vendimin për të ardhmen

Sulmuesi uellasian Gareth Bale do të luajë me skuadrën e Rral Madrid edhe sezonin e ardhshëm, duke mbyllur përfundimisht zërat e një transferimi në Premier League. Arsyeja se përse Bale do të luajë sërosh në “Santiago Bernabeu” është se asnjë ekip anglez nuk është në gjendje të ofrojë shumën e kërkuar nga presidenti Florentino Perez, që erdhe pse uli çmimin për sulmuesin, nuk po gjen blerës.

Manchester United dhe Chelsea ishin dy ekipet e interesuara për të marrë 28-vjeçarin, që këtë sezon nuk ka luajtur rregullisht me ekipin “merengues”, duke qenë më së shumti në stol apo tribunë, i dëmtuar. Edhe Manchester City dhe Liverpool u përfshinë në listën e ekipeve që synon sulmuesin e Realit, por duket gjithçka ka qenë një thashethem, pasi askush nuk ka dëshirë të paguajë 100 milionë euro për Bale.

Për këtë arsye, mediat britanike pranojnë se Bale do të luajë në Madrid edhe sezonin tjetër, duke hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të sulmuesit uellsian në Premier League. Në vitin 2013, bale kaloi në Tottenham te Real Madrid për vlerën rekord të 85 milionë stërlinave, ndërkohë që ai ka një kontratë të majme me spanjollët, pasi deri në vitin 2022 përfiton 350 mijë stërlina në javë, shumë që nuk e paguan dot asnjë ekip në Premier.

Related posts

DJE U PREZANTUA/ Mesfushori Musolli mund të debutojë sot me Gjilanin

Delo.autor

EKZEKUTIM PERFEKT/ Shënohet goli i parë në ndeshjen Roma – Sampdoria (VIDEO)

Isa.Autor

MESSI një MILIARDER i vërtet/ Shikoni shifrat “e çmendura” të lojtarit argjentinas

Isa.Autor

Leave a Comment