Futboll

Nuk ka pushim për Messin, vetëm për Busquetsin

Messi nuk është lënë në shtëpi për të pushuar, vetëm Busquetsi – ndërsa për arsye të ndryshme nuk janë ftuar Vidal e Mina, kurse Digne vazhdon të jetë i dëmtuar.
Lionel Messi është ftuar për ndeshjen kundër Leganes, që do të zhvillohet sonte në “Camp Nou” nga ora 20:45.

U raportua se Barcelona do ta pushojë Messin, për shkak se vuan nga disa shqetësime të vogla, gjë që e ka pranuar edhe vet lojtari, por Valverde e ka ftuar kundër Leganesit.

Trajneri i katalunasve ende nuk ka vendosur nëse Messi do ta nisë titullar këtë ndeshje apo nga stoli.

Lojtarët e ftuar: Ter Stegen, Cillessen; Semedo, Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Vermaelen, Alba; Rakitic, Iniesta, Coutinho, Paulinho, André Gomes, Dembélé, Denis Suárez; Messi, Suárez dhe Alcáce.

Related posts

NGA GABIMI I ADOLESHENCËS TEK GOLI HISTORIK/ Rrëfehet Sadiku: Një ëndërr që u bë realitet…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN ME CR7/ Trajneri Scolari: Ia thashë unë. Kemi qarë shumë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Pogba dhe Ndombele me COVID-19! Franca i heq nga lista dhe thërret adoleshentin e talentuar

Delo.autor

Leave a Comment