Futboll

Nuk pritej, presidenti i PSG konfirmon trajnerin Emery

Trajneri i Paris SG, Unai Emery, mund të qëndrojë i qetë pasi ka fituar Kupën e Ligës së Francës dhe është vetëm një hap larg titullit në Ligue 1, të paktën duke dëgjuar fjalët e “bossit” Nasser Al-Khelaifi.

 

“Trajneri unë është Unai Emery dhe të gjithë ne po e mbështesim. Çdo ditë dëgjojmë për trajnerë të tjerë që do ta zëvendësojmë, por ai është trajneri ynë dhe nuk do ta ndyshojmë,” – deklaroi pronari i klubit për “L’Equipe”.

Ndërkohë, trofeu i Kupës së Ligës, duket se ka qenë i fundit për argjentinasin Javier Pastore me PSG, të paktën nga sa kuptohet nga fjalët e tij për “France Football”…

“Nuk është periudhë merkatoje dhe unë po mendoj vetëm për futbollin, por do të futem në vitin e fundit të kontratës dhe i takon atyre të vendosin nëse më duan në ekip apo jo. Nëse trajneri do të jetë Emery do të flas me të sepse kërkoj qartësi. Nëse do të vijë një trajner tjetër, atëherë pretendoj që klubi të më tregojë planet që ka për mua.”

Related posts

KAOS ME KLUBIN E SERISË A/ Përjashtim nga kampionati nëse nuk…

Delo.autor

Spalletti: Nëse Santon më kërkon falje, nuk e hedh më në fushë

Q.Autor

PLASIN “KUNJAT”/ Klopp përdor strategjinë e Pep kundër tij: Është i mrekullueshëm…

Delo.autor

Leave a Comment