Bundesliga Futboll

Objektivi i Bayern Munich rikonfirmon angazhimin ndaj klubit aktual

Trajneri i Hoffenheim, Julian Nagelsmann, thotë, se për momentin nuk ka në plane për t’u larguar nga klubi, mes raporteve të vazhdueshme që e lidhin atë me një lëvizje në Bayern Munich gjatë merkatos së verës. Drejtuesit e Bayern janë duke punuar për të gjetur pasardhësin e trajnerit Jupp Heynckes deri në fund të prillit, por Nagelsmann, një favor i nxehtë në shtypin gjerman për vendin e lirë, duket se ka dalë jashtë garës. “Unë nënshkrova një kontratë, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021 dhe ka një klauzolë lirimi për 2019, me qëllim që të qëndroj këtu – të paktën deri në vitin 2019”, tha Nagelsmann për revistën “Playboy”. “Sigurisht që ju mendoni për këtë, nëse ka interes, por Hoffenheim nuk është një vend i keq për të qenë”, shtoi ai.

31-vjeçari, mori rolin e trajnerin në ekipin e parë të Hoffenheim në fund të sezonit 2015/2016. Julian Nagelsmann i udhëhoqi ata në Evropë për herë të parë në historinë e tyre dhe po lufton për t’u bërë sërish pjesë e kompeticioneve evropiane në edicion e ardhshëm, teksa ky është sezonin i tij i dytë i plotë si trajner. “Unë jam duke shijuar jetën, por gjithmonë siguria financiare është shumë e rëndësishme”, tha 31-vjeçari për planet e tij të ardhshme. “Nëse është e mundur, ëndrra është të bëj diçka tjetër me jetën time deri në kohën kur të jem 40 ose 50 vjeç, diçka që është larg nga fusha e futbollit”, shtoi ai. Pasi Thomas Tuchel vendosi të refezojë kalimin te Bayern, Nagelsmann është një nga kandidatët më të fortë për të zëvendësuar Jupp Heynckes në fund të sezonit.

Related posts

Valencia rikthehet tek fitorja, mposht me vështirësi Gironan

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ E pabesueshme, Silva ndëshkon Sporting me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Formacioni/ Ka balotazh për mesfushën, Daja ul Vilën në stol

Q.Autor

Leave a Comment