Futboll Seria A Sport

NIS ME KËMBË TË MBARË SEZONIN E RI/ Milan mposht Sampdorian falë golit të Brahim Diaz

Milani nuk zhgënjen në javën e parë të Serisë A. Kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Sampdorias, falë golit të realizuar nga Brahim Diaz në minutën e 9-të. Pas asistit të Kalabrias, numri 10 i kuqezinjve, mposhti portierin Auderio, duke i siguruar 3 pikë të arta skuadrës së Piolit.

Pavarësisht përpjekjeve për të barazuar rezultatin, vendasit nuk arritën të mposhtnin portierin Menja, teksa Gabiandini në pjesën e parë goditi edhe traversën.

Për sa i përket debutimeve, Menja, Zhiru nga minuta e parë dhe Florenci në të 80-tën, ishin 3 afrimet e merkatos së verës që u aktivizuan në përballjen e sotme.

Një fitore e vuajtur, por e merituar për nënkampionët e sezonit të shkuar, të cilët në javën e ardhshëm do të presin Kaljarin, ndërkohë që Sampdoria do të përballet me Sasuolon.

Related posts

Perez kërkon të transferoje këtë lojtar nga Premier League për 200 milion euro

Q.Autor

NGREJNË YLLIN “KUQEZI” NË QIELL TË SHTATË/ Legjendat e Anglisë: Broja është superprofesionist

Delo.autor

PRAG GJYSËMFINALE E SUPERKUPËS/ Trajneri i Atalantës Gasperini: Interi tregon se çfarë kemi bërë këtë sezon

F.autor

Leave a Comment