Futboll

Pacult, arkitekti i Kukësit që tashmë shikon nga objektivi Champions

Kukësi i Peter Pacult më në fund duket një skuadër e konsoliduar. Blutë në këtë sezon kanë vuajtur pikërisht vazhdimësinë, një ndeshje e mirë rrallë herë shoqërohej me një tjetër paraqitje pozitive, tashmë duket kampionët kanë gjetur rrugën e duhur.

Në 8 takimet e fundit skuadra ka dështuar vetëm në Gjirokastër dhe dorëzoi maksimumin e pikëve në pjesën e dytë kundër Skënderbeut duke shpërdoruar avantazhin e dy golave, ndërkohë që në këtë hapësira kanë ardhur 6 fitore.

Objektivi i vendit të dytë për momentin duket në kasafortë me një kod prej 6 shifrash që vështirë se do të deshifrohet nga Laçi, ndërsa të mërkurën do të kërkohet konkretizimi i hapit të parë drejt finales së Kupës.

Përballë Flamurtarit tekniku austriak vërtetoi cilësitë që disponon në ndërtimin e një formacioni. Largimi i Elis Bakajt ishte një goditje e rëndë për skuadrën verilindore, por përvoja e ish trajnerit të Rapidit të Vienës i ka shërbyer shumë Kukësit. Pacult prej disa javësh ka vendosur në rolin e Bakajt, Donjet Shkodrën dhe 28-vjeçari ndjehet aq mirë në atë pozicion. Goli që rindezi shpresat ndaj vlonjatëve e pati zanafillën nga një goditje dënimi pefekte e tij e më pas vijoi me Shametin e u konkretizua nga një tjetër perlë e Sindrit Gurit. Nga dita e enjte kur erdhi dënimi i UEFA-s për Skënderbeun , pozicioni numër dy ka marrë thuajse rëndësinë e titullit sepse të dërgon në raundin e parë para-eliminator të Ligës së Kampionëve dhe diferenca prej 6 pikësh me laçianët bën që blutë të jenë më pranë se askush në realizimin e këtij objektivi.

Related posts

APOLONIA KA 11 VITE QË NUK FITON NDAJ “BARDHEBLUVE”/ Kamarata: Do të bëjmë maksimumin tonë për të…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT/ Kjo është nota për Messin. Ja më i miri… (FOTO)

Delo.autor

Gattuso sqaron dilemën “derbi-pankinë”: “Qëndrimi te Milan nuk është prioriteti im!”

Q.Autor

Leave a Comment