Futboll Sport

Pacult sërish befason me deklaratën e tij dhe kërcënon lojtarët e tij

Kukësi zhvilloi një ndeshje të madhe në Korçë duke mposhtur me rezultatin minimal ekipin e Skënderbeut, pas golit të shkëlqyer të Gurit nga një goditje dënimi. Trajneri Peter Pacult përgëzoi Skënderbeun për fitimin e titullit kampion, edhe pse jo zyrtarisht, ndërsa shpjegoi problemet me Koliçin dhe zëvendësimin e Cale.

Shfrytëzoj rastin ta uroj trajnerin Daja dhe presidentin Takaj, për titullin që kanë fituar edhe pse jo zyrtarisht. Komplimentoj gjithashtu ekipin tim, sepse bënë një ndeshje shumë të mirë sot, ndaj një ekipi shumë të fortë si Skënderbeu. Të them të drejtën do të isha i kënaqur edhe nëse do të dilnim barazim duke ditur forcën e kundërshtarit.

Zëvendësimi i Cale – “Erdhi për asye takitike, pasi nuk e mbylli si duhet kundërshtarin. Lojtari i Skënderbeut e vuri shumë në vështirësi, ai nuk ishte në formë të mirë ndaj e zëvendësova”.

Penalltia e padhënë – “Nuk dua të flas për arbitrat, pasi është hera e dytë që nuk na jep një penallti (pas Laçit). Ishte vetëm minuta e 12’ dhe nuk dihet sesi do të shkonte ndeshja. Gjithsesi ne luajmë mirë dhe e merituam fitoren sot”.

Krahasimi i arbitrave shqiptar me ata në Austri apo Gjermani – “Nuk dua të bëj krahasime, pasi në çdo shtet bëhen gabime dhe nuk kam dëshirë të flas”.

Koliçi dhe tani Cale, mund te rritet numri i të pakënaqurve tek Kukësi – “Nuk ishte një vendim që e mora kundër Koliçit, por e mora për të mirën e ekipit. Duhet një ndryshim në portë dhe gjërat kanë shkuar mirë. Sa i përket Cale, ishte vetëm një zëvendësim taktik dhe Cale e ka kuptuar mirë, por edhe shokët e tij”.

Related posts

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Pranë golit “Bardheblutë”, Hoxhallari surprizon nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

MILANI DYFISHON SHIFRAT/ Shënon super gol Suso pas një kundërsulmi (VIDEO)

Delo.autor

Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment