Champions League Futboll Sport

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Tifozët e Juventusit “shpërthejnë“ ndaj trajnerit: Zhduku që këtu…

Max Allegri vjen nga një periudhë 5-vjeçare e artë në drejtim të Juventusit, sidomos në Serie A, teksa e mori drejtimin e bardhezinjve nga Antonio Conte. Ai nisi një kurs të ri, madje edhe më të suksesshëm se ai i mëparshmi. Megjithatë, titujt radhazi të kampionit në Itali nuk ishin të mjaftueshëm për të hyrë në zemrat e tifozëve.

Këta të fundit, në rezultatin e parë zhgënjyes, e drejtojnë gishtin nga trajneri. Pas eliminimit të mbrëmshëm të “Zonjës së Vjetër” nga Liga e Kampionëve, në Twitter është bërë i famshëm tashmë “hashtag”-u “Allegriout”. Kjo është një nismë e tifozëve bardhezinj, që kërkojnë largimin e menjëhershëm të Allegrit, pavarësisht konfirmimit që i bëri atij presidenti Agnelli.

Në këtë nismë online mund të gjesh mesazhe nga më provokativët, “nëse ke një minimum dinjiteti, jep dorëheqjen”, deri te më vulgari “levati dal cazzo…”, por ka edhe nga ata, që e shohin përgjegjësinë e trajnerit në të gjitha dështimet europiane të sezoneve të kaluara (për 5 vite, ai nuk ka ndërtuar asgjë). Pra, me të drejtë, ose gabim, tifozët e Juventusit duket se e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre: “Allegriout”!

Related posts

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Dembele i gatshëm për duelin kundër Manchester United

Delo.autor

Dele Alli, statistikat tregojnë se është më i mirë se Beckham, Lampard dhe Gerrard

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester City-Sheffield. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment