Futboll Kombëtarja Sport

Panucci afron një lojtar të ri në Kombëtare, mesfushori pret ftesën

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, po mendon për alternativat e reja që do të afrojë në skuadër për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës. Takim ky që do të zhvillohet më 2 qershor në Zvicvër, një sfidë që i shërben teknikut italian të bëjë autokritikë pas asaj paraqitjeje zhgënjyese me Norvegjinë. Me nordikët skuadra shqiptare u mposht me rezultatin 0-1 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe nuk bëri asgjë në fushën e lojës duke u paraqitur shumë dobët.

Numri një i stolit të Shqipërisë po mendon për lojtarët që do të afrojë në Kombëtare. Ai ka eksperimentuar duke afruar emra të rinj dhe duket se ka gati dhe lëvizjen e radhës. Italiani pritet që t’i dërgojë një ftesë për takimin kundër Zvicër, mesfushorit Fatjon Andonit. Ky i fundit luan me ekipin e Larissas dhe është një titullar stabël i këtij ekipi. Andoni është përfolur prej kohësh, por nuk është grumbulluar. Ndeshja kundër Ukrainës mund të jetë shansi i tij. Burime të besueshme pranë trajnerit Panucci për Eduasportin.com bëjnë me dije se tekniku po monitoron gjendjen e tij dhe me shumë mundësi do e grumbullojë për takimin kundër Ukrainës.

Andoni ka lindur në Greqi dhe nuk ka luajtur me asnjë kombëtare. 26-vjeçari ka një karrierë të pasur në Greqi, pasi ka luajtur me disa ekipe atje. Mesfushori ka vite që është stabilizuar në kampionatin grek dhe luan si titullar në çdo ekip. Momentalisht, lojtari po luan me ekipin e Larissa-s. Ai ka zhvilluar 22 ndeshje këtë sezon dhe të gjitha si titullar. Ekipi grek ndodhet në vendin e 12-të në kampionatin helen të futbollit dhe nuk rrezikon rënien nga Kategoria. Andoni ka parametra fizike shumë të mira, pasi është 190 cm i gjatë. Lojtari nuk shquhet për shënimin e golave, pasi këtë sezon ka arritur të përshëndesë vetëm 1 herë rrjetën.

Related posts

NGA ALISSON TEK RAJKOVIC/ Në top 5 kampionatet e Europës “komandon” gardiani i kategorisë së tretë italiane (LISTA)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Super Pavard, Franca barazon shifrat ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

KAMPIONATI BALLKANIK NË “BODYBUILDING”/ Kosova fiton 4 medalje në Greqi

Delo.autor

Leave a Comment