Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ INTER/ Dueli i bomberave të minutës së fundit, mbrojtësi Hysaj pritet titullar ndaj “Zikaltërve”

Pa titullarin e preferuar në portë (Ospina), por edhe me dyshime në repartet e tjera ku spikat ai në sulm mes Mertensit dhe Osimhenit apo në mesfushë ku nuk i ka gjetur ende të tre titullarët. Dyshime Xhenaro Gatuzo duket se nuk ka për krahun e majtë të mbrojtjes ku do të aktivizojë Elseid Hysajn. Në një sfidë delikate si ajo kundër Interit ku do të kërkohet suksesi i gjashtë radhazi, trajneri i napolitanëve i beson kapitenit të kombëtares shqiptare që do të ketë përballë Ashraf Hakimin, një nga lojtarët më në formë të bandës së Kontes.

STATISTIKA – Interi fitoi ndeshjen e fundit të luajtur në Napoli pas një serie prej 13 sfidash pa sukses ndaj kësaj skuadre në Serinë A. Dy suksese radhazi në qytetin jugor mungojnë për zikaltrit që nga viti 1997.

– Mes ekipeve të përballura më shpesh si trajner, Interi është ai ndaj të cilit Xhenaro Gatuzo ka mesataren më të keqe të pikëve. Edhe me Konten gjërat nuk shkojnë më mirë pasi së bashku me Alegrin janë trajnerët ndaj të cilëve ish-mesfushori i Milanit ka humbur gjithmonë.

– Në takimin e nesërm, kryesuesit vijnë pas një serie prej 11 ndeshjesh radhazi me fitore. Pas zikaltërve të Mançinit me 17 suksese radhazi dhe Juves në tri raste, ajo e ekipit të Kontes është ecuria më e mirë në historinë e klubit.

– Në këtë sezon Napoli ka fituar 19 nga 30 ndeshjet sezonale e kjo është vetëm hera e pestë që ia del të regjistrojë një ecuri të tillë.

– Ajo e nesërmja në orën 20:45 është sfida mes ekipeve që kanë shënuar më shumë në 30 minutat e fundit të ndeshjeve në sezonin aktual. 34 realizime për Lukakun me shokë ndërkohë që Napoli është në kuotën 31.

– Lautaro Martinez është një nga pesë sulmuesit e kampionatit italian që ka regjistruar praninë e tij në të gjitha ndeshjet e zhvilluar deri më sot. Argjentinasin, në këtë renditje, është në shoqërinë e Giasit, Simit, Barrous dhe Zhoao Pedros.

Related posts

SUPERLIGA/ Në Kamëz luhet për mbijetesë, në Vlorë për Europën

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Shmangu operacionin në gju, mesfushori i Shqipërisë sfidon kohën për të qenë gati për Kombëtaren

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madrid “shtang” Interin, zikaltërit rrezikojnë të humbasin ICARDIN

Isa.Autor

Leave a Comment