Futboll

Panucci i “rrëmben” kapitenin Shpresave të Kosovës, lojtari zgjedh Shqipërinë

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të peshkojë lojtarët nga Kosova, kurse së fundi po tenton të marrë lojtarin që është grumbulluar në disa ndeshje me Kombëtaren e parë të Kosovës. Bëhet fjalë për kapitenin e U-21, Ardian Ismajlin, i cili ka merita të mëdha në suskeset e Kombëtares së drejtuar nga trajneri, Rafet Prekazi.

 

Gazeta Olle mëson se Cristian Panucci ka kontaktuar Ismajlin dhe lojtari në parim është pajtuar t’i bashkohet Shqipërisë, pasi ndihet i indinjuar nga ekipi i parë i Kosovës, e cila nuk e aktivizoi për asnjë minutë në ndeshjet kualifikuese për Botëror. Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës) që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë.

Gazeta Olle ka kontakuar zyrtarë të FFK-së, të cilët nuk kanë dashur të komentojnë rastin në fjalë. Ismajli vite më parë ka veshur fanellën e “2 Korrikut” dhe Prishtinës para se t’i bashkohet Hajdukut. Në barazimin historik Kosovë U21 – Gjermani U21, 0-0, 21 vjeçari u vëzhgua edhe nga agjentë të klubit italian të Atalantës.

Related posts

STATISTIKAT PËR 9 VITET E FUNDIT/ Ja 5 klubet që kanë shpenzuar më shumë në merkato (FOTO)

Delo.autor

“NA LA PA FRYMË”/ Ish e dashura e Balotellit “TËRBON” Instagramin me fotot e fundit

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Për herë të parë në historinë e futbollit, një tifoz blen ABONIM të…

Isa.Autor

Leave a Comment