Futboll La Liga Sport

Para Shqipërisë, Bale ka një hall të madh për të zgjidhur

Marrëdhënia mes Gareth Bale dhe Zinedine Zidane duket që sa vjen dhe përkeqësohet. Duket që kriza mes lojtarit dhe trajnerit është thelluar më shumë. 28-vjeçari ishte zëvendësues në ndeshjen e parë dhe të dytën ndaj Paris Saint – Germain. Në përballjen e parë në Torino ndaj Juventus nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” ishte titullar por u zëvendësua në minutën e 46 me Marco Asension nga trajneri.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, zëvendësimi në takimin ndaj “Zonjës së Vjetër” ishte një goditje e rëndë për futbollistin uellsian, i cili doli i pakënaqur nga fusha. Media në fjalë ndër të tjera shkruan se Bale ende mendon se Real Madridi është vendi më i mirë për të arritur sukses, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të ekipeve të mëdha të Premier League për të marrë shërbimet e tij.  Manchester United është një nga klubet kryesore që kanë shfaqur interes për të blerë kartonin e lojtarit prej dy sezonesh.

Ndërsa Isco, Lucas Vazques dhe Marco Asensio tashmë kanë fituar një vend me rëndësi në ekip, Bale ka humbur gjurmë edhe në tridentin, BBC (Bale, Benzema, Ronaldo). Pavarësisht kësaj, uellsiani mund të fitojë titullin e tretë në Champions League me Los Blancos” dhe shpreson që të fitojë një vend titullari për ndeshjen e fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj  Bayern Munich. Takim i cili do të luhet më 25 prill në “Allianz Arena” ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 1 maj në “Santiago Bernabeu”.

Bayern dhe Real janë përballur 24 herë me njër-tjetrin, ku kanë regjistruar 11 fitore secila dhe dy barazime. 36 gola kanë shënuar bavarezët dhe 37 madrilenët.

Bale do të luajë me kombëtaren e tij, Uellsin në “Elbasan Arena” në një ndeshje miqësore me kuqezinjtë e Christian Panuçit, më 20 nëntor të 2018-ës. /

Related posts

Kriza e Real Madridi/ “Galaktikët” shënjestrojnë super-talentin e Premier League

Isa.Autor

LIVE/ “Halili e ka fajin për Tiranën”: Ish-misi zbulon votën që vuri në siklet… (VIDEO)

Isa.Autor

“PLESHTI” KËRKON LARGIMIN NGA “CAM NOU”/ Menaxheri i parë i Messit: Ja shanset që ka Bacelona, Inter dhe Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment