Futboll Sport

Partizani i plotë , portieri Hoxha dhe Kardozo gati për Skënderbeun

Përfundon alarmi te Partizani. Alban Hoxha dhe Lukas Kardozo, që vlerësoheshin si të rrezikuar për të mos luajtur në ndeshjen me Skënderbeun, pritet të jenë rregullisht në fushë. Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga sfida e së hënës me kryesuesit, portieri titullar dhe sulmuesi brazilian u stërvitën rregullisht me pjesën tjetër të grupit.Një lehtësim për trajnerin Klevis Dalipi, që merr garanci se do të ketë dy prej titullarëve për ndeshjen që të kuqtë kërkojnë ta fitojnë për prestigj ndaj rivalëve të mëdhenj, por edhe për të konsoliduar pozitat në vendin e tretë në renditje. Nëse kjo ishte pjesa e dukshme e përgatitjeve te Partizani, i fshehtë u mbajt formacioni që pritet të zbresë në fushë këtë të hënë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Drejtuesi i stolit ka përzierë kartat, duke mos dhënë indicie për titullarët, edhe pse afërsisht pritet që të hedhë në fushë skuadrën që me përjashtim për humbjes në Kukës, në gjashtë javët e fundit të kampionatit ka bërë mjaft mirë, duke fituar ndeshje dhe pozicione në renditje.I vetmi që mund të prishë disi ekuilibrat në 11-shin e Dalipit mund të jetë Bruno Telushi. Mesfushori duket i kthyer në gjendjen më të mirë dhe pas aktivizimeve nga stoli në dy ndeshjet e fundit me Laçin dhe Kukësin, mund të vlerësohet si një alternativë për ta nisur nga minuta e parë me Skënderbeun, si mënyrë për të përforcuar mesfushën.

Gjithçka do të vendoset në orët në vazhdim, me trajnerin Dalipi që duhet të zgjedhë ekipin më të mirë për të shpresuar të ndalë Skënderbeun, ku më tepër sesa për të mbajtur të gjallë kampionatin, suksesi do të vlente për të kthyer entuziazmin te skuadra dhe tifozët e kuq, e natyrisht edhe për Europën aq shumë të dëshiruar.

Related posts

FOTO/ Formacionet zyrtare: WBA – Arsenal

Q.Autor

SKANDALI DERI NË EKSTREM/ Ja si “Ultrasit” e Tiranës kalojnë masën në Kurbin (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Luftëtari e Vllaznia, gjithçka për gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment