Futboll Sport

Laçi rigjen Reginaldon, me të në formë Europa nga kampionati nuk është utopi

Kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë është sinjali i rikthimit të Laçit për të mbyllur kampionatin me mënyrën e duhur. Një skuadër e ndërtuar për mbijetesë por që ka kaluar një sezon me shumë ulje ngritje me trajner të ndryshuar ashtu si dhe objektivat.

Mezani që mrekulloi me mentalitetin e injektuar në skuadër tashmë mund të fërkojë duart, pasi bardhezinjtë kanë rigjetur reginaldon por edhe ekuilibrin e duhur në fushë. Sulmuesi shënoi golin deçiziv ndaj Kukësit në Kupë, por gjithashtu u pa një lojë e mirë e Uzunit dhe Nikës në përkrahje të tij, si dhe një mbrojtje solide. Në javët e fundit të kampionatit kurbinasit kanë vuajtur shumë për të gjetur golin pasi vetëm një realizim në 3 ndeshje janë shumë pak për një skuadër që synon të arrijë zonën europiane.

Parë në këtë këndvështrim Reginaldo duket se është rikthimi më i madh tek Laçi, goli i të cilit mungonte për koeçidencë që nga fitorja e fundit me Kamzën 2-0. Lojtari po kalon sezonin e tij të dytë në Kategorinë Superiore dhe ka vendosur rekordin e golave, pasi me 12 realizimet e deritanishme ka lënë pas 8 golat e një viti më parë me fanellën e Luftëtarit. Nëse Reginaldo do të ruajë të njëjtën dëshirë atëhere objektivi për Laçin nuk është një utopi, pasi me të në formën optimale asgjë nuk është e pamundur për formacionin e Gentjan Mezanit.

Related posts

MILANI PA TRAJNER/ Maldini synon transferimin e talentit nga Bundesliga

Delo.autor

Griezmann shikon për shtëpi të re në Barcelonë

Q.Autor

“E KANË ZEMRËN TË LIDHUR ME…”/ Dalin të fshehtat; Messi dhe FABREGAS janë bashkëpronarë të këtij KLUBI me Pique (FOTO)

F.autor

Leave a Comment