Futboll Sport

Partizani me vendim drastik për gjyqtarët dhe FSHF: Federata Maskaradë po na dëmton!

Partizani ka reaguar publikisht në lidhje me gjyqtarët e ndeshjes së zhvilluar kundër Lushnjes. Kryesorin Blerim Ziri, por dhe anësorët Veseli-Burgu. Klubi i kuq e ka nisur me ndjesë publike për tifozët, por më pas ka analizuar dhe vendimet e gjyqtarëve kryesorë të ndeshjes. Kryeqytetasit i kanë konsideruar si të patolerueshme vendimet e gjyqtarëve.

“DEKLARATË PER SHTYP

Duke vlerësuar rezultatet dhe paraqitjet që skuadra ka shfaqur në ndeshjet e fundit, të cilat kurrsesi nuk janë aspak të denja për emrin e madh dhe fanelën e rëndë që përfaqëson Partizani, klubi i kërkon publikisht ndjesë tifozerisë së tij. Sidomos barazimi i fundit 1 – 1 ndaj Lushnjës, luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu“, nuk mund të ketë asnjë justifikim nga stafi dhe lojtarët përsa i përket kundërshtarit, rezultatit dhe lojës që ekipi prodhoi në fushë.
Me tendenencë për të penguar lojrat dhe rezultatet pozitive ku skuadra po garonte denjësisht, në javët e fundit vendimet arbitrare kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në rezultatet e ekipit.
Përgjatë një prononcimi të fundit Shefi i Sektorit të Garave në FSHF Lysien Nurishmi ka deklaruar “Nëse Partizani do ta kishte mbyllur ndeshjen me shumë gola nuk do të flitej kaq shumë”.
Duam ti kujtojmë Z. Nurishmi se pavarësisht vendimeve tendencioze, të cilat kanë ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës, klubi në daljet publike për mediat për asnjë moment nuk ka kontestuar apo të replikuar vendimet e dyshimta në takimet e fundit, duke ia lënë gjithçka mediave t’i pasqyrojnë dhe reklamojnë vendimet e arbitrave. Por pas episodeve të turpshme të ndodhura në takimin ndaj Lushnjës është e patolerueshme që të mos reagojmë ndaj treshes së gjyqtarëve Veseli – Burgu me kryesor Blerim Ziri, të cilët me vendimet e tyre kanë dhuruar skandalin e radhës në futbollin shqiptar duke vijuar të dëmtojnë skuadrën përgjatë këtij sezoni futbolistik.
Për të gjitha episodet e ndodhura në takimin Lushnja – Partizani, që i gjithë opinion sportiv ka mundur t’i ndjekë nëpërmjet trasmetimit live dhe të pasqyruara në të gjitha mediat, klubi denoncon fuqishëm dhe akuzon publikisht vendimet skandaloze të gjyqtarëve.
Presidenti Demi e konsideron gjykimin e kryesorit Ziri maskaradën e radhës që arbitrat kamikazë të përcaktuar dhe dirigjuar nga Federata Maskaradë e Futbollit vijojnë të dëmtojnë, penalizojnë imazhin dhe investimet e mëdha financiare, duke kompromentuar seriozisht pjesmarrjen e skuadrës në Kupat e Europës. Nga dita e hënë Klubi do të ndjek nëpërmjet Zyrës Juridike të tij të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar të gjithë këta gjyqtarë palaço në instancat më të larta të shtetit, Prokurori si edhe në Uefa. Presidenti Demi është i vendosur të mos toleroj kurrsesi këta arbitra kamikaze të nëpërkëmbin imazhin dhe investimet e Klubit. Partizani do të vazhdoj të konkurojë ndershmërisht në kampionat gjë që e ka treguar në çdo ndeshje”, – përfundon deklarata.

Related posts

I PRENË ORGANET GJENTIALE/ Masakra e futbollistit të njohur, ja si “përdhunimi” po del një…(FOTO)

Isa.Autor

Dy gola kundër Romës/ Salah e sheh veten më pranë Topit të Artë

Sadik.Autor

ARSYEJA QESHARAKE/ Arsenali refuzoi ta blinte Van Dijk për vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment