Futboll La Liga Sport

“KA SHUMË DËMTIME TEK SKUADRA JONË DHE…”/ Zidane: Është një goditje e madhe për ne

Pas një pjese të parë sezoni me shumë ulje-ngritje, Reali nuk gjen qetësi edhe kur fiton. Kampionët në fuqi të Spanjës rrezikojnë të humbasin sërish mbrojtësin Dani Karvahal, i cili u detyrua të zëvendësohej sot në sfidën kundër Valencias në minutën e 28-të. Kjo situtatë ka vendosur në dilemë të madhe teknikun francez, Zinedin Zidan.

Pas fitores 2-0 kundër “Los Che”, 48-vjeçari u shpreh se nuk po arrin të gjejë arsye për krizën e vazhdueshme të dëmtimeve në kampin madrilen.

“Nuk e kuptoj. Ka shumë dëmtime te skuadra jonë dhe për këtë gjë jam shumë i shqetësuar. Është një goditje e madhe për ne sepse Karvahal është futbollist i rëndësishëm”, deklaroi tekniku francez.

Teksa po afron sfida e Ligës së Kampioneve kundër Atalantës në kuadër të 1/8-ave të kompeticionit, Reali është masakruar nga dëmtimet. Serxho Ramos, Marselo, Eder Militao, Federiko Valverdee, Eden Hazard, Rodrigo, Odriozola dhe Karvahal janë futbollistët e dëmtuar të “Los Blancos”. Deri në datën 24 shkurt, Zidan duhet të gjejë zgjidhje për formacionin që do të përballet me ekipin e Atalantës.

Related posts

GUARDIOLA PO VAZHDON DOMINIMIN/ Ja trajnerët që kanë fituar më shumë trofe

Delo.autor

CHELSEA – NEWCASTLE/ “Blutë e Londrës” do synojnë të forcojnë vendin e katërt me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“SHPËRTHEJNË” SERBËT/ Shikoni momentin kur policia kthen mbrapsht skuadrën e Crvena Zvezdës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment