Futboll

Partizani nis përgatitjet me probleme, golashënuesi lë stërvitjen në mes

Skuadra e Partizanit ka nisur përgatitjet për ndeshjen kundër Kukësit. Kryeqytetasit do të luajnë për vendin e dytë në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Sfida do të luhet ditën e shtunë, prej orës 16:00, në qytetin verilindor. Takimi do të jetë mjaft emocionues, pasi ka një rëndësi jetike për të dy skuadrat. Partizani me në krye trajnerin Klevis Dalipi ka nisur ditën e sotme nga puna, pasi nuk dëshiron të humbasë kohë. Numri një i stolit po përgatitet maksimalisht për ndeshjen vendimtare, pasi e di se ka nevojë për një fitore për të hapur garën.

SEANCA E SOTME – Stërvitja e sotme e Partizanit u zhvillua prej orës 11:00, në fushën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz, ekipi i “demave” qëndroi për rreth 90 minuta nën urdhrat e trajnerit Klevis Dalipi. Nuk shkoi gjithçka mirë për teknikun e kryeqytetasve, pasi në seancën e fundit stërvitore braziliani Lucas Cardoso nuk ia doli të merrte të gjithë programin stërvitor. Braziliani la vrapimet e fundit të seancës stërvitore, pasi po ndjente dhimbje nga një goditje që ka marrë në takimin kundër Laçit.
Një lajm i mirë për trajnerin Klevis Dalipi është rikthimi në stërvitje i sulmuesit Jurgen Bardhi. Ai duket se ka lënë pas problemet që ka patur dhe do të jetë i gatshëm për Dalipin. Këtë gjë e konfirmon dhe faqja e klubit me anë të një njoftimi në sajtin zyrtar të klubit.

DEKLARATA E KLUBIT – “Jurgen Bardhi rikthehet në stërvitje me grupin. Skuadra ka nisur sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Kukësit i vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën stërvitore në orën 11.00 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Në urdhrat e trajnerit Dalipi dhe stafit teknik kanë qenë prezent të gjithë lojtarët të cilët kanë kryer programin e përcaktuar stërvitor. Në seancën e sotme me skuadrën është stërvitur normalisht edhe sulmuesi Jurgen Bardhi, gjendja e të cilit tashmë është drejt rikuperimit. Labinot Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për përballjen ndaj Kukësit si pasojë e skualikimit me kartonë. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 11:00”, – shkruhet në deklaratën zyrtare.

Related posts

16-VJEÇ E 6 MUAJ/ Kush është futbollisti me moshën më të re që u aktivizua këtë sezon në Superiore

Delo.autor

REAL MADRID TUND “THEMELET” E MERKATOS/ Ja “tridhëmbëshi” i frikshëm që kërkon të formojë

Delo.autor

“E BËRI QË TË MOS LUAJA”/ Ronaldo “Fenomeni” zbulon prapaskenat: Romario ishte një bir k*rve

Delo.autor

Leave a Comment