Formula 1

Nico Rosberg prapaktheu, më 19 maj rikthehet në pistë

Një vit e gjysmë nga fitimi i titullit kampion në Formula 1 dhe tërheqjes nga sporti, piloti gjerman Nico Rosberg ka vendosur që të rikthehet në gara. Në fakt bëhet fjalë për të marrë pjesë në një garë të Formula E (Formula Elektrike), në një garë të E-Prix që do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë më 19 maj.

Rosberg do të ketë pak minuta kohë për të testuar makinën Gen2, një makinë e gjeneratës së re elektronike, ku piloti gjerman ka investuar dhe është bërë aksionist.

Jam entuziast për këtë aventurë të re, që rikthehem të pilotoj në pistë dhe këtë gjë do ta bëj me një makinë Gen2. Të shohim nëse mbaj mend se si pilotohet… Do të jetë një nder të pilotoj në Gjermani, në vendlindjen time, para fansave të mi”, tha Rosberg, duke konfirmuar rikthimin.

Related posts

FORMULA 1/ Mercedes dominon në testet e para dimërore, Bottas vë në resht rivalët

Delo.autor

TITULLI I PARË NË FORMULA 1/ Verstappen festoi deri në orën 7 të mëngjesit në një jaht

Delo.autor

FORMULA 1/ Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment