Futboll Seria A

Pëlqen Messin dhe kushtoi 1600 euro, gjjithçka që duhet të dini për talentin e Milan…

Një lodhje muskulore e ndali në ndeshjen e kaluar kundër Sassuolo, por është gati të rikthehet titullar kundër Napoli. Davide Calabria po pret me padurim të rikthehet te Milan, por le ta njohim më mirë mbrojtësin e djathtë të kuqezinjve, i cili ende nuk ka mbushur 22 vjeç…

1600 EURO – I lindur dhe i rritur në Adro, një komunë e vogël në Breshia, para nëntë vitesh ka nisur aventurën e tij me ngjyrat kuqezi. I blerë nga Milan për 1600 euro, ëndrra e Calabria nisi që kur ishte fëmijë. Nga mosha 6 deri 11 vjeç luajti me Virtus Adrense dhe më pas kaloi te Milan. Në fillim luante si mesfushor para mbrojtjes, ndërsa duke nisur nga ekipi U-17 e gjeti veten në të djathtë të mbrojtjes.

I PERZGJEDHUR – Debuton në Serie A në vitin 2015, kur ishte 18 vjeç, në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Atalanta, duke zëvendësua De Sciglio. Atë ditë, në “San Siro” ishin në tribunë të emocionuar e ëma dhe xhaxhai, ndërsa i ati Battista e ndiqte nga televizioni i lokalit ku punon. Dhe të mendosh se pikërisht babai i tij i kishte dërguar një “sms” para ndeshjes, ku i kërkonte si dhuratë për datëlindje debutimin në “San Siro”.

PASIONET – Ka shumë gjëra që ndjek jashtë fushës së lojës dhe fotografia është një prej tyre. I pëlqen ta kalojë kohën e lirë me miqtë dhe ndjek NBA, krahas ndeshjeve të futbollit. Nga ana e karakterit thuhet se është serioz dhe i fiksuar me detajet, shumë i lidhur me familjen e tij. Në fushë, përshtatshmëria psikologjike e ka ndihmuar shpesh herë të ndryshojë lojë.

MODELET FRYMEZUESE – Mbrojtësi i Milan nuk e ka fshehur kurrë se idhulli i tij ka qenë Paolo Maldini, ish-kapiteni i Milan. Nuk ka dyshime që pikërisht posteri i Paolo Maldini është në dhomën e tij. “Mbrojtësit që më frymëzojnë aktualisht janë Carvajal dhe Alaba,” – shton 21-vjeçari.

LIGABUE – Për muzikën nuk ka dyshime kur thotë se këngëtari i tij i preferuar është italiani Ligabue: “Më pëlqejnë të gjitha këngët e tij, por nëse më duhet të zgjedh njërën preferoj “Certe Notti”.”

LEO MESSI – Dikur e pyetën se cilin është futbollisti që donte të markonte. Ai u përgjigj në këtë mënyrë: “Do të doja të markoja Lionel Messi në një ndeshje e rëndësishme. Do të ishte shumë e bukur, por e vështirë. Gjithashtu është i vetmi lojtar që ëndërroj ta kem një ditë shok ekipi.”

PFLOKET – Një paraqitje e thjeshtë dhe fytyrën e një djali të mirë. Moda dhe kujdesi për paraqitjen e jashtme nuk bëjnë pjesë në jetën e tij të përditshme: “I kam mbajtur të gjithë jetën flokët në këtë mënyrë, si kur kam qenë fëmijë dhe nuk i kushtoj shumë kohë pamjes së jashtme. Mbi të gjitha kur jam me kombëtaren ose me shokët e mi, përpiqem të jem sa më i thjeshtë. Ndryshon pak situata kur dal me ndonjë vajzë.”

Related posts

VETËM 20-VJEÇ/ Mesfushori shqiptar i “çmend” të gjithë me SUPER GOLIN e realizuar (VIDEO)

Delo.autor

BOTERORI/ Brazili “zgjohet” në pjesën e dytë, Richarlison “merr për dore” Seleciaon

F.autor

SPEKTAKOLAR/ “Harry Kane” SHQIPTAR që po çmend Hong Kongun, 10 gola në 6 ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment