Futboll Seria A

Mesfushori kroat i vetëofrohet Milanit, “Djalli” mendohet…

Është raportuar se mesfushori i Fiorentinës, Milan Badelj iu ofrua Milanit nga agjenti i tij, me kontratën e kroatit që përfundon në qershor. Mesfushori që është pjesë e kombëtares kroate ka qenë i lidhur ngushtë me kuqezinjtë në të kaluarën dhe deri më tani, ai ende nuk ka vendosur nëse do të nënshkruajë një kontratë të re në Firence.

Sipas “Calciomercato.com”, agjenti Alessandro Lucci e ofroi klientin e tij tek “Djalli”, të cilin ai e ka të lirë, pasi kontrata e Badelj përfundon më 30 qershor. Ndërsa mesfushori nuk është në krye të listës së ngushtë të Milanit, ai do të përfaqësojë një përforcim me kosto zero në merkaton e verës, me UEFA-n që po i monitoron imtësisht shpenzimet e Milanit. Fair Play financiar duhet respektuar dhe kuqezinjtë e dinë mjaft mirë.

Fiorentina ende është e etur për të rinovuar marrëveshjen me 29-vjeçarin dhe i kanë ofruar një kontratë dyvjeçare me një opsion për një vit të tretë. Një përgjigje përfundimtare pritet në fund të muajit, me Sevilla gjithashtu të interesuar.

Ky interes i andaluzianëve vjen për shkak të afrimit të Vincenzo Montella, i cili e njeh mjaft mirë kroatin, ndërsa e ka drejtuar edhe tek Fiorentina, kur ishte trajner. Ai e kërkoi me insistim edhe verën e kaluar, por drejtuesit e kuqezinjve nuk arritën të gjenin marrëveshjen me Fiorentinën. 29-vjeçari këtë edicion ka grumbulluar 22 ndeshje në Serie A me vjollcët, ndërsa ka shënuar edhe dy gola.

Related posts

Asisti i pabesueshëm i Quresma-s, portugezi mahnit tifozët e Besiktas (VIDEO)

Sadik.Autor

Besoni ose jo, këta janë trajnerët më të paguar në botë

Sadik.Autor

1 GOL NË 44 NDESHJE ME MILAN/ Paqueta transferohet te Lyon, ja detajet e akordit

Delo.autor

Leave a Comment