Futboll

Për të komentuar: Hyr oseRegjistrohu Del Piero: Dybala çelësi i Juventusit, nuk e prisja që Zidane të bëhej trajner

Ish-kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka folur para ndeshjes së mbrëmjes së sotme mes Juventusit dhe Real Madrid, duke besuar se bardhezinjtë do të bëjnë surprizën. “Mendoj se Juventusit ka më shumë forcë në sulm dhe kam besim se imun ta kalojë turin duke eliminuar madrilenët.

Allegri është një trajner i madh që për çdo problem ka një zgjidhje. E njeh shumë mirë futbollistin, lojtarët e tij dhe nuk fokusohet vetëm te një skemë”, ka thënë Del Piero për spanjollen “AS”.

I pyetur nëse Higuain do të arrijë që të ndëshkojë ish-shokët e skuadrës, përgjigja e Del Pieros është e qartë: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, një lider do të thosha. Ndërsa Dybala është ‘çelësi’ i këtij Juventusi.

Bardhezinjtë janë shumë të fortë, por me Dybalan në formë janë të papërmbajtshëm”, ka vazhduar ish-sulmuesi që ka mbetur i befasuar nga trajneri Zidane. “Nuk e prisja që të bëhej trajner, por një njeri që ka pasur shumë vizion në fushë si futbollist, mund të bëjë gjëra të mëdha edhe në bankine”, ka mbyllur Del Piero.

Related posts

LIVE/ Teuta-Kukësi: “Zien” Durrësi, duel për vendin e dytë. Humbja largon titullin

Delo.autor

KAOS PARA BOTËRORIT “KATAR 2022″/ Paralajmërimi i De Ligt: Duroni deri nesër dhe do ta shikoni…

Delo.autor

YLLI I LIVERPOOL/ Shaqiri paralajmëron Cityn: Ne do të luftojmë deri në fund për gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment