Futboll

Ronald Koeman: Guardiola është më i miri, ka tejkaluar edhe Cruyff

Ronald Koeman, trajneri i ri i kombëtares së Holandës, nuk ka asnjë dyshim se ish-shoku i tij i grupi te Barça, Pep Guardiola, është bërë trajneri më i mirë në botë, madje duke tejkaluar edhe mentorin e tyre të përbashkët, Johan Cruyff. I intervistuar në Angli për përplasjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, këtë të mërkurën, mes Liverpool dhe Manchester City, Koeman ishte shumë i qartë: “Sipas mendimit tim, Pep është trajneri më i mirë në botë”.

Dhe e arsyetoi këtë: “Futbolli e ka sjellë tashmë në Angli, ku po e tregon më së miri veten. Ai ka bërë më të mirë çdo lojtar që ka stërvitur, ashtu si të gjitha ekipet që ka drejtuar, të cilat kanë luajtur futboll fantastik. Pep e bëri këtë me Barcelonën, ​​Bayern Munich dhe tani te Manchester City”.

Holandezi, autori i atij goli legjendar në “Wembley”, që i dha Kupën Europiane të parë Barcelonës së udhëhequr nga Cruyff, vë bast për diçka: “Pep i njeh më mirë se kushdo idetë e futbollit. Kjo vjen edhe për shkak se është ndikuar nga filozofia e Cruyff në Barcelonë. Të dy kemi luajtur nën drejtimin e trajnerit Cruyff dhe ashtu futbolli sulmues, njerëzit nuk kishin parë ndonjëherë”.

Trajneri i Holandës shtoi se Guardiola “i ka sjellë idetë e Cruyff në ekstrem. Planet e tij taktike fillojnë me portierin dhe mbarojnë me sulmuesin, dy ekstremet e skuadrës”. Ronald Koeman nuk ka dyshim se “futbolli që Pep dëshiron nga ekipet e tij është më i vështirë për një nivel të lartë. Kjo është fantastike, ndaj duhet ta admirojmë atë”. Tridhjetë vjet më parë janë njohur dhe janë miq të mirë: “Unë kam respekt të madh për atë që Pep po bën në futboll. Mendoj se edhe ai ka të njëjtin respekt”.

Ai mban mend herën e parë, kur ka folur me Cruyff për Pep Guardiola: “Një ditë ai erdhi dhe më tha: Eshtë një djalë në akademi, që mendoj se është i gatshëm për ekipin e parë. Unë dua që ju ta ndihmoni atë. Emri i tij është Pep Guardiola. Ne u lidhëm menjëherë. Që në fillim, ai tregoi se është një lojtar shumë i zgjuar. Pra, nuk ishim të habitur që falë inteligjencës u bë një trajner i shkëlqyer. Eshtë fantastike se si i ka ndihmuar lojtarët drejt progresit: De Bruyne, Walker, David Silva, Ederson. Ata janë duke luajtur futbollin më të mirë të karrierës së tij nën komandën e Pep”.

Related posts

CELTIC-MILAN/ Trajneri Pioli befason me 5 ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONE ZYRTARE)

Delo.autor

REAGIMI I XHAKËS/ Guardiola i del në krah futbollistit: Ndodh që të humbasësh kontrollin, por…

F.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mbylli problemet me shtetin, David Beckham gati të marrë titullin prestigjioz

Delo.autor

Leave a Comment