Futboll Seria A Sport

PËRÇAHET MILAN/ Çfarë po ndodh me drejtuesit “kuqezi”

Drejtori i Milanit, Marco Fassone dhe drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli mezi po flasin me njeri tjetrin.Në ditët e fundit ka pasur shumë raportime se drejtori sportiv do të shkarkohet.

Dyshja janë takuar dje me trajnerin Gennaro Gattuso, por calciomercato.com raporton se marrëdhëniet mes të dyve janë shumë të ftohta.

Sipas faqes së internetit, dyshja mezi flasin mes vete me Mirabellin që pothuajse nuk shkon kurrë në Casa Milan.Mësohet se dyshja janë krisur në lidhje me temën se si të trajtohen menaxherët e lojtarëve.

Në veçanti ka të bëjë me Mino Raiolan.Raiola përfaqëson lojtarë si Gianluigi Donnarumma, Ignazio Abate dhe Giacomo Bonaventura, që luajnë të Milani.

Raiola ka një marrëdhënie të hapur armiqësore me Mirabellin.

Related posts

HEDH NJË HAP TË SIGURTË NË CHAMPIONS/ Benzema mposht Atletico Bilbaon me tripletë

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Salah zbulon se çfarë i tha Mourinho gjatë takimit në prag United – Liverpool

Sadik.Autor

DREKË LAMTUMIRE TE BARCELONA/ Kuman: Kjo skuadër ka nevojë për ndryshime

Delo.autor

Leave a Comment