Futboll Premier League Sport

Chelsea refuzon shitjen e Batshuayi, por i ofron një tjetër sulmues klubit gjerman

Borussia Dortmund do të rivalizojë Juventus për firmën e Alvaro Morata-s. Ekipi gjerman është në kërkim të një sulmuesi teksa Chelsea nuk kërkon të shesë kolegun e spanjollit Michy Batshuayi, sipas Mirror.

Batshuayi, 24 vjeç, është huazuar në Westfalenstadion që prej janarit duke shënuar nëntë gola në 13 ndeshje përpara se një dëmtim t’i mbyllte sezonin para kohe. Lojtari i përfaqësueses belge do të kishte shumë dëshirë të qëndronte në Gjermani, gjithsesi Blutë do të tundoheshin të shisnin Morata-n pas një sezoni të vështirë në Londër.

Drejtuesit e Chelsea-t duan që Batshuayi të qëndrojë te klubi të paktën deri sa të vijë trajneri i ri. Më pas do të vendoset nëse ai do të qëndrojë apo do të largohet.

Chelsea është më i hapur për shitjen e Morata-s një vit pas blerjes 75 mln euro nga Real Madrid.

Related posts

“DO TA KALOJMË TURIN E PARË”/ Safet Gjici: Gega po merr përditë “dhurata”, ja merkatoja jonë

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Futbollisti i Kukësit hap dyert e shtëpisë për personat e prekur (FOTO)

Delo.autor

TEKANJOZI/ Vazhdojnë telashet për DEMBELE, shfaqet me 2 orë vonesë në stërvitje

Isa.Autor

Leave a Comment