Futboll UEFA

Përdorimi i sistemit VAR përplas UEFA-n dhe FIFA-n

Juventusi pas eliminimit nga Champions League kundër Real Madrid, për shkak të penalltisë së dhënë në minutat e fundit të ndeshjes, kërkon një përshpejtim të procedurave për përdorimin e Sistemit VAR edhe në kompeticionet evropiane. UEFA ndërkohë kërkon të marrë kohë, e bindur që para se aplikohet kjo teknologji, duhet pasur siguri që të funksionojë në mënyrë perfekte. Gjithsesi, sistemi sipas FIFA tashmë është gati, aq sa do të përshtatet edhe në Botërorin e kësaj vere në Rusi.

Diçka të tillë e shpjegon vet presidenti i FIFA, Gianni Infantino: “Të kesh rezultate më të sakta është një çështje respekti për punën e shumë profesionistëve në botën e futbollit dhe pasionin e milionave tifozëve, që është loja me zemër. Mendoj se futbolli ka bërë një hap të madh përpara duke përdorur teknologjinë e golit në fushën e lojës. Nuk e them vetëm si drejtues që prej kohësh ka mbështetur këtë nismë, por e them si tifoz i futbollit. Motivi për të cilin jam vërtetë shumë i gëzuar është te prioritetet  sepse shqetësohem shumë për lojën dhe për gabime që mund të evitohen.”

Sipas Infantino nuk duhen pritur rezultatet e testeve të tjera për të dhënë dritën jeshile për VAR: “Prej pothuajse dy vitesh, Universiteti i Lovanio, në Belgjikë, ka analizuar përdorimin e kësaj teknologjie në mijëra ndeshje.

Rezultati: Një saktësi prej 98,9% të rasteve të marra në rishqyrtim. Në total, 5% i ndeshjeve të përfshira ka evidentuar gabime” duke theksuar se ka ende gabime thuajse të pashmangshme. Gjithsesi numri një i organit më të lartë të institucionit të futbollit botëror mendon se duhet mbështetur gjithmonë gjykimi human, që për nga natyra edhe mund të gabojë, aq më tepër kur është nën presion të madh. “Ne kemi për detyrë të furnizojmë arbitrat e ndeshjeve me të gjitha pajisjet për të cilat kanë nevojë dhe që ndihmojnë në marrjen e vendimeve më të sakta”përfundoi në deklaratën e tij Infantino.

Related posts

DONNARUMMA E BËN BALT/ INTERI i falet ICARDIT dhe fiton derbin në frymën e fundit

Isa.Autor

HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Derbi Tirana-Partizani do të luhet në javën e…

Delo.autor

MINJ QË KUSHTOJNË 1 EURO/ Tifozët e Atletico përgatisin hakmarrjen ndaj Courtois

Sadik.Autor

Leave a Comment