Futboll Sport

FITOI KAMPIONATIN BRAZILIAN ME FLAMENGON/ Gabigol i “shkel” syrin Spanjës: Jam gati të lë shenjë në…

Gabriel Barbosa sulmuesi në pronësi të Interit i cili po shkëlqen me fanellën e Flamengos është i bindur se tashmë është plotësisht gati për hapin e madh në karrierë dhe për të lenë shenjë në futbollin europian.

Në një intervistë për gazetën spanjolle As, Gabigol ka theksuar se dëshiron një sfidë të re pas rikthimit në Brazil ku bëri figurë të shkëlqyer si me fanellën e Santos ashtu edhe me atë të Flamengos me të cilët është duke fituar kampionatin brazilian ku është kryegolashënues dhe është edhe në finalen e Copa Libertadores.

“ Brasileirao është një nga kampionatet më të rivalizuara në botë. A kam nevojë për sfida më të mëdha? Jam gati për të shënuar në Brazil, Angli, Gjermani, Spanjë dhe kudo. La Liga është një kampionat që më pëlqen, futboll i shpejtë dhe teknik. A ndjej keqardhje për aventurën e dështuar te Interi? Me pak më shumë vijimsi mund të kisha bërë më mirë, por në Itali kam mësuar shumë gjëra”, theksoi Gabriel Barbosa.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ja klauzola në kontratë që trondit Lojërat Olimpike

Delo.autor

Jurgen Klopp: Çmimi i Van Dijk nuk është lajm

Q.Autor

JUVENTUS-INTER/ E pabesueshme, Cuadrado ndëshkon “Zikaltërit” me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment