Futboll Seria A

Pesë goditje, pesë gola… rekordi i mbrojtësit të Lazio!

Mes mbrojtësve më të mirë në qarkullim në Serie A, i dëshiruar nga shumë klube të mëdha sepse nuk do të ketë asnjë lidhje kontraktuale në verë, Stefan de Vrij shënoi në ndeshjen kundër Benevento, golin e avantazhit të përkohshëm për Lazio, 3-2, me një goditje të bukur me kokë, duke u konfirmuar si vendimtar për ekipin bardhekaltër.

Në një skuadër që ka shënuar më shumë se 100 gola në të gjitha veprimtaritë vlen për t’u përmendur edhe kontributi i De Vrij, holandezi i lindur në vitin 1992 që ka një mesatare goditje portë/gol në masën 100%. Pesë herë ai ka goditur kuadratin e portës kundërshtare dhe në pesë raste ka shënuar gol.

Mbrojtësi 190 cm i gjatë, që duket se në sezonin e ardhshëm do të shkojë te Inter, është golashënuesi i katërt më i mirë te Lazio në këtë edicion, pas Immobile (26 gola), Milinkovic-Savic (9 gola) dhe Luis Alberto (8 gola). Aspak keq për një lojtar që mund të merret “gratis” në merkato pasi refuzoi të rinovonte me kryeqytetasit…

Related posts

LIVE/ KASTRIOTI-LUFTËTARI: Zhbllokon menjëherë Luftëtari, Shkurtaj dërgon topin në rrjetë (video)

Isa.Autor

“DO TË MBETESH GJITHMONË LEGJENDË”/ Këngëtarja shpallet e vdekur, e ngatërrojnë me Maradonën (FOTO)

Delo.autor

LUFTA NË IRAN “PREK” FUTBOLLIN/ Kombëtarja e njohur i kërkon FIFA-s shtyrjen e ndeshjes së Play off të Botërorit

F.autor

Leave a Comment