Champions League Futboll

Buffon: Përballja me Cristiano Ronaldo-n, më lë pa gjumë natën

Kapiteni i Juventus Gigi Buffon pranon se përballja me Cristiano Ronaldo-n në Champions League e lë pa gjumë natën.

Ndeshja e parë e çerekfinales do të zhvillohet të martën në Torino.

Do të jetë takimi i parë që pas finales së vitit të kaluar në Cardiff ku Real Madrid fitoi 4-1.

“Është një sfidë shumë e rëndësishme për ne, por e dimë sa e vështirë do të jetë pasi do të luajmë ndaj një skuadre më të fortë se ne dhe me individë të pabesueshëm” shprehet Buffon për RMC Sport.

“Gjithsesi e dimë mirë se në dy ndeshje, nuk fiton gjithmonë ekipi më i mirë. nëse arrijmë të bëjmë më mirë se ta në dy ndeshje, atëherë do të arrijmë diçka të mrekullueshme.

“Kur luan ndaj një skuadre si Real Madrid nëse heq një lojtar nuk bën shumë diferencë. Por duke ditur që do të përballem me Ronaldo-n do të rri disa net pa gjumë.”

Related posts

TRE GOLA NË 5 MINUTA/ Havertz dhe Gnabry tregojnë klasin, Zvicra manual futbolli (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHIM I BUJSHËM TEK ARSENAL/ Ozil prodhon asistin e jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID “TIKI-TAKA”/ Shikoni sa pasime bënë “madrilenët” ndaj Valencias

Delo.autor

Leave a Comment