Futboll Sport

Pjesa e parë/ Barazim i thatë në Korçë, Pacult ndërhyn që në pjesën e parë

Skënderbeu dhe Kukësi e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-0. Korçarët dhe verilindorët kanë zbritur në fushën e lojës për ta fituar takimin dhe u munduan  që ta bënin diçka të tillë gjatë 45-minutave të para, por pa rezultat. Në rast fitoreje, Skënderbeu arrin sigurimin e titullit matematikisht, pasi trofeu nuk vihet në dyshim. Nga krahu tjetër, Kukësi ka nevojë për pikët për të vazhduar garën për vendin e dytë, ndërsa normalisht nuk do që t’u dhurojë kundërshtarëve titullin kampion.

Pjesa e parë – Të dy ekipet u treguan mjaft të kujdesshme. As Skënderbeu dhe as Kukësi nuk provuan të kalonin në aventura për të gjetur golin. Skuadra korçare kishte disa mundësi, por Frashëri u tregua i sigurt dhe i qartë në ata raste që iu paraqiten. Nga krahu tjetër, Guri kishte një mundësi të mirë në fillim të pjesës së parë, por tentoi të merrte penallti. Përplasja e tij me mbrojtësit korçarë nuk u konsiderua asgjë nga gjyqtari Hamiti.
Vendasit dominuan lehtë takimin, por takimi dhe loja ishte e barabartë. 45-minutat e para dhuruan një takim normal.

Kategoria Superiore – Java 31

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, James Gavazaj, Sowe. Tr. Ilir Daja.

Kukësi: Frashëri, Zderic, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Idrizi, Shkodra, Cale (Ethemi 42’), Guri. Trajner: Peter Pacult

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

Karton i verdhë: Mici 32’ / Musolli 18’

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë në gjysmëfinale, ja kur do të zhvillohen përballjet…

Delo.autor

Teuta shpartallon Partizanin, lumë golash në Tiranë

Sadik.Autor

Champions League 2005, Benitez zbulon një episod të pabesueshëm!

Sadik.Autor

Leave a Comment