Futboll La Liga Sport

Pjesa e parë/ Levante e kthen rezultatin falë sulmuesit shqiptar, çmendet stadiumi (VIDEO)

I kanë mjaftuar vetëm dy minuta Enis Bardhit që të shënojë dy gola në ndeshjen Athletic Bilbao – Levante, e vlefshme për javën e 34-t të La Liga-s në Spanjës. Skuadra vendase po mbizotëronte rezultatin me golin e Garcia-s, të realizuar në minutën e 8, por Enis Bardhi shënoi dy herë në minutat 43 dhe 45 për të kthyer shifrat në 1-2 për Levante-n.

Dy goditje dënimi, njëri gol më i bukur se tjetri që e bëjnë Bardhin të renditet pas Messi-t dhe Ronaldo-s në Spanjë për ekzekutimet perfekte nga goditja e lirë.

Në po të njëjtin ekip me sulmuesin që zgjodhi të luajë për përfaqësuesen e Maqedonisë luan edhe Armando Sadiku, por elbasanasi nuk është preferuar në formacion nga tekniku Lopez për sfidën e sotme.

Enis Bardhi u transferua këtë verë nga kampionati hungarez te ai spanjoll. Është aktivizuar në 23 ndeshje dhe ka realizuar 6 herë në La Liga me fanellën e Levante-s në sezonin e tij të parë me këto ngjyra. Bardhi është vetëm 22 vjeç dhe e ardhmja e tij me sa shihet është e mbarë.

Related posts

Roma, Lazio dhe Inter, sprinti që ka enigmën “Champions”

Sadik.Autor

KËRKOJNË TË “RINOJNË” MBROJTJEN/ Cuadrado bind Juventusin dhe Ronaldon për yllin 50 milionë euro

Delo.autor

NUK I KURSEN KRITIKAT PËR ISH-EKIPIN/ Pepe: Kur shkova te Reali, ishte një varrezë…

Delo.autor

Leave a Comment