Futboll Premier League Sport

LUHET DERBI I LONDRËS/ Arsenal dhe Tottenham për t’u rikthyer te suksesi

Çdo javë nga një superndeshje në Premier Leaguen angleze, që ditën e sotme do të vijë me derbin e Londrës mes Arsenalit e Tottenhamit, që do të zhvillohet në “Emirates Stadium” në orën 17:30 dhe do të transmetohet live në Supersport 1.

“Topçinjtë” e Unai Emery e nisën mirë kampionatin, duke regjistruar dy fitore radhazi, por në testin e parë të vështirë, atë të “Anfield Road” një javë më parë përballë Liverpoolit, u dorëzuan duke pranuar humbjen me rezultatin 3-1.

Megjithatë synimet e Arsenalit janë që të sigurojë pa problem një vend në zonën Champions dhe në sfidën e sotme përballë Totenhamit do të tentojë që të rikthehet menjëherë të fitorja dhe të ngjitet në kuotën e 9 pikëve.

Një start të mirë u duk se bëri edhe Tottenhami në javët e para, sepse pas fitores ndaj Aston Villës në ndeshjen hapëse, arriti të ndalë në barazim 2-2 Manchester City-n në “Etihad Stadium”, por javën e kaluar zhgënjeu në shtëpi përballë Newcastle, ku humbi me rezultatin minimal.

Tekniku Pocchetino e cilësoi aksident humbjen e një jave më parë dhe bëri thirrje që skuadra e tij të reagojë e të fitojë derbin, për të mos humbur kontaktet me kreun e renditjes, ku Liverpooli e City po bëjnë vërtetë mirë.

Related posts

“KAM ËNDËRRUAR PËR SFIDA TË TILLA DHE …”/ Florian Marku bën reagimin special para duelit të shumëpritur

Delo.autor

NË 2018 LAZIO ISHTE PRANË KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Presidentit Lotito nuk i del inati: Duhet të kisha dhënë urdhër që…

Delo.autor

BAYERN-BARCELONA/ Bavarezët” për prestigj, “Katalanasit” synojnë fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment