Futboll Sport

Pjesa e parë/ Lojë nervash, Partizani nuk e thyen dot Skënderbeun

Pjesa e parë – Ndryshimet e bëra në formacion nxjerrin në pah dhe dobësitë e formacionit të Skënderbeut në pjesën e parë të ndeshjes. Është ekipi i kuq që arrin që të zotërojë lojën në 45 minutat e para. Duke u kushtëzuar dhe nga dalja e detyruar e Lucas Cardoso-s për shkak të dëmtimit, futja e Bardhit në fushë i ka dhënë një tjetër ritëm sulmit, megjithatë, shifrat mbeten të pandryshuara.

Formacioni i Klevis Dalipit është treguar më kërkues në pjesën e parë, duke e vënë në vështirësi të dukshme ekipin e Skënderbeut. I janë afruar golit me Bardhin dhe Abdurrahimin të kuqtë, por që nuk kanë arritur që të konkretizojnë në rrjetë.

Në plan të parë për Partizanin është Europa, janë disa pikë pas dhe kështu që iu duhet të mos lëshojnë pe dhe e demonstrojnë në fushën e lojës duke e mbajtur nën presion ekipin kundërshtar që pothuajse është shpallur kampion në Shqipëri. Nuk duhet anashkaluar edhe loja e ashpër e të dyja palëve, ku ka pasur shpesh nerva të ngritura, por edhe ndërhyrje të ashpra në fushë. Por, deri në përfundim nuk ka gol, skuadrat zbresin në dhomat e zhveshjes ashtu siç hynë në fillimin e ndeshjes.

Partizani – Skënderbeu 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Gojkovic, Trashi, Asani, Batha, Telushi, Cardoso (Bardhi 5’), Progni, Abdurrahimi. Trajner: Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Vila. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ilir Tartari, Ridiger Çokaj
Pas porte: Fatmir Lamaj, Olsi Sokoli
Kartonë të verdhë: Batha 15’ / Nimaga 15’
Gjyqtar i katërt: Laver Alla
Delegat: Lysien Nurishmi

Related posts

DINAMO BËHET E FRIKSHME/ Zyrtarizon afrimin e futbollistit që u shpall kampion me Tiranën

Delo.autor

“Emirates Stadium”, është një ndërtim super por edhe një strehë për minjtë!

Delo.autor

ICARDI DHE GJESTET SEKRETE NË INTERVISTË/ Wanda Nara: Mauro ishte i terrorizuar…

Delo.autor

Leave a Comment