Futboll Sport

Pjesa e parë/ Teuta e mbyll në avantazh të parën, Plaku befason Moçkën

Teuta e mbylli në avantazh 45’ minutat e para kundër Kamzës, me protagonist absolut sulmuesi Amadu Latif, që shënoi golin e parë dhe dha asistin në golin e dytë të shënuar nga Alhasan. Kamza shkurtoi diferencat pak para fundit me anë të Plakut, që befasoi portierin Moçka. Teuta e nis në sulm dhe i afrohet golit pas dy goditjesh dënimi të ekzekutuara nga Dediç, por Avdyli tregohet i saktë në të dyja rastet. Kamza përgjigjet me Plakun, i cili ka një rast të shkëlqyer për të kaluar në avantazh miqtë, por gabon fatalisht i vetëm përballë portierit (9’). Teuta kaloi në avantazh pas 14’ minutash me anë të sulmuesit Amadu Latif, që shënoi një gol të shkëlqyer pas krosit nga e majta. Afrikani zhbllokohet, ndërsa Teuta merr zemër dhe luan më mirë në këto minuta.

Kamza i afrohet golit në minutën e 21’me anë të Mehmeit pas një goditjeje të fuqishme nga brenda zonës, por Hrkaç e devijon në këndore. një minutë më vonë Plaku i afrohet sërish golit, por Moçka e mbyll saktë. Në rastin e parë të rrezikshëm Teuta dyfishon shifrat me anë të Alhasan. Latifi pasi driblon bukur dy kundërshtarë kroson drejt zonës dhe aty ndodhet Alhasan, i cili me portën e boashatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë (32). Goli ngre në peshë të gjithë tribunën, që duartrokasin golin e afrikanit. Teuta i afrohet edhe golit të tretë, që do të ‘vriste’ ndeshjen, por kapitenin Çyrbja e ndal vetëm shtylla (39’). Në aksionin e radhës të rrezikshëm Sebino Plaku rihapi ndeshjen duke mposhtur portierin Moçka nga një pozicion tepër i vështirë duke ngushtuar diferencat. Çyrbja pati një tjetër mundësi të mirë për të shënuar golin e tretë, por Avdyli tregohet i saktë (42’).

TEUTA-KAMZA 2-1

Shënues: Latif 12’, Alhasan 31′,/ Plaku 40′

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkaç, Hila, Hakaj; Beqja, Lajthia, Dediç; Çyrbja, Latif, Alhasan.

Trajner: Gentian Begeja

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku.

Trajner: Julian Ahmataj

Related posts

JETA E RE E BOATENG/ Pushimet dhe e dashura e re bombastike italiane (FOTO)

Delo.autor

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Abazaj LUAN me rezervat e Anderlecht, pritet huazimi në JANAR tek…(VIDEO)

Isa.Autor

Skandali, nxitëset e tifozëve i detyrojnë të pozojnë nudo dhe bëjnë seks me sponsorët

Sadik.Autor

Leave a Comment