Futboll Sport

Pjesa e parë/ Vllaznia ”e bekuar” nga Zoti, Sefgjini lë Laçin me 10-të

Vllaznia ka mbyllur pjesën e parë me fitoren 1-0 kundër Laçit. Një takim që ngjall mjaft interes për të dy ekipet, pasi skuadra shkodrane ka nevojë për pikët e mbijetesës, ndërsa ekipi laçian do pikë për të kapur Evropën. Trajneri Ernest Gjoka erdhi me disa ndryshime në formacion, pasi aktivizoi nga minuta e parë Çinarin, ndërsa uli në stol Ribajn, pa harruar dhe aktivizimin e Tafilit në vend të Orelesit. Laçi nuk ka ndryshime nga ana tjetër, pasi Mezani konfirmon sërish Shtubinën para Fangajt.

Pjesa e parë – Takimi ka nisur mjaft mirë për Vllazninë, pasi shkodranët kanë arritur të kalojnë në avantazh mjaft shpejt, pa harruar dhe një ndihmë të madhe që i ka dhënë Sefgjini. Lika del i vetëm përpara portierit Selmani. E kalon topin mbi të, sfera përplaset në traversë dhe i kthehet sërish gjuan fluturimthi, por topi i tij ndalet me dorë nga Sefgjini, i cili pengon një gol të sigurt. Gjyqtari Kola nuk heziton duke drejtuar dorën te pika e penalltisë. Sulmuesi Sukaj merr përsipër goditjen e saj dhe në fund nuk gabon duke përshëndetur rrjetën për 1-0.
Minutat në vazhdim nuk ka ndryshuar aspak, pasi kanë folur tërësisht për Vllazninë. Çinari dhe Sukaj mund të ishin më altruist dhe të saktë në bashkëpunimin me njëri-tjetrin, por dëshira për të shënuar vetë ka bërë që të mos shënojnë golin e dytë për Vllazninë. Trajneri Ernest Gjoka është i mërzitur, pasi skuadra e tij nuk arriti që të shënonte golin e dytë.

Kategoria Superiore – Java 31

Vllaznia – Laçi 1-0
Shënues: Sukaj 6’

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Krymi, Vucaj, Lika, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtar: Klajdi Kola
Karton i verdhë: Shtubina 27’
Karton i kuq: Sefgjini 7’

Related posts

E HABITSHME/ TOUR DE FRANCE: Tifozët GODASIN dhe PËSHTYJNË çiklistin (VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLJA NDAJ SUEDISË PËR “KATAR 2022″/ Vlera e lojtarëve në treg, ylli Muriqi kushton sa 3-fishi i bomberit Ibra (FOTO)

Delo.autor

Deschamps: Messi është Messi, por ne do t’i vështirësojmë jetën…

Isa.Autor

Leave a Comment