Champions League Futboll Sport

HUMBI DUELIN E PARË ÇEREKFINALE CHAMPIONS/ Lojtari i Cityt befason: Ne jemi më të fortë sepse nuk kemi…

Mançester Siti ka humbur ndeshjen e parë çerekfinale me Totenhemin 1-0, por të gjithë në kampin e “qytetarëve” janë të sigurtë se në ndeshjen e dytë do të bëhet kthesa.

Këtë gjë e ka shprehur dhe Bernardo Silva në mediat portugeze. Silva është shprehur se Siti është një ekip më i fortë, pasi në skuadrë nuk ka lojtarë si Mesi dhe Ronaldo. Sipas tij skuadra nuk ka varësi nga një lojtar dhe forca e skuadrës është vet grupi që kanë.

“Unë besoj se në jemi më të fortë, pasi në skuadër nuk kemi lojtar si Mesi apo Ronaldo që bëjnë diferencën. Çdo futbollist ka vendin e tij dhe kështu ndihemi të gjithë të rëndësishëm. Mendoj se kjo është forca e skuadrës tonë. Ajo që dua të them është se nuk kemi një Ronaldo dhe një Mesi që shënojnë dhe bëjnë diferencën, kështu ne duhet të kontribuojmë të gjithë. Ronaldo për shembull është lojtari, të cilën një ndeshje e fiton vetëm”, ka thënë Bernando Silva.

Related posts

NDARJA NGA JETA E RAMAZAN RRAGAMIT/ Presidenti i FIFA-s letër ngushëllimi Armand Dukës

Delo.autor

“BOMBERI” POLAK NDRYSHON NUMRIN E FANELLËS/ Piatek kërkon të thyejë mallkimin 10-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Trajneri i Barcelonës ua ka frikën këtyre lojtarëve të Chelsea

Q.Autor

Leave a Comment