Futboll Sport

Pogba e sfidon jashtë fushës, përgjigja e Ibra-s është epike

Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba nuk janë më shokë skuadre, por mesfushori francez i ka hedhur dorashkën e sfidës. Sulmuesi suedez mori shumë vëmendje për atë shfaqje të pabesueshme gjatë ndeshjes LA Galaxy – Atlanta të dielën, ndeshje që përfundoi 2-0.

36-vjeçari Ibrahimoviç performoi me një stil kung-fu gjatë ndeshjes, kur ai i hoqi topin një nga lojtarëve kundërshtarë në fushë. Por, çfarë mund të bëjë tjetër sulmuesi veteran, sepse Pogba shfaqet dhe tregon se mund të bëjë më shumë.

Francezi që ka vlerën 89 milionë paund publikoi në Instagram një performancë high-kick mbi një thes boksi gjatë stërvitjes. Duke e përsëritur me lëvizje të ngadalta, ai i vendosi dhe dixhiturën: “Zlatan, mendon se je i vetmi që mund të çosh këmbën kaq lartë”.

Sulmuesi i LA Galaxy mund të japë një reagim të menjëhershëm, sepse ka rastin për t’i treguar Pogba-së se kur ka qenë 17 vjeç ka fituar rripin e zi në taekwondo. Në vitin 2010, gjithashtu, ai u nderua me një rrip të zi nga ekipi kombëtar i Italisë.

Ibrahimoviç vijon që të jetë një figurë popullore edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ai ndihmoi skuadrën e tij me dy golat e shënuar në ndeshjen debutuese me LA Galaxy. Dhe, pas sfidës në fushë, ai sugjeroi se nëse një ditë do të ishte pjesë e Hollywood, normalisht që do të thoshte: “Jam më i mirë se Ivan Drago”.

Kur u pyet nëse ai mund të bëhej si Arnold Schwarcezengger, ai dha një përgjigje tipike dhe modeste në një radio në SHBA: “Unë mendoj se njeriu i rolit kryesor duhet të jetë diçka si Rambo, Borurne Identity, sepse mendoj se unë kam aftësi të bëj diçka të tillë. Dikush thotë se unë mund të jem një djalë i keq në një film, sepse anglishtja ime është si ajo e Ivan Drago-s, Por, unë e shoh veten më mirë se kaq”.

Related posts

PRITI PENALLTI NË MINUTËN E 90/ Portieri nuk përmbahet. Shikoni çfarë bën para gjyqtarit (VIDEO)

Delo.autor

Portogali- Spanjë/ Luzitanët shënojnë golin e dytë ndaj iberikve

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment