Futboll

Pogba: Këta janë tre lojtarët me të cilët ëndërroj të luaj

Paul Pogba, ylli i Manchester United, ka zbuluar se Neymar, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre lojtarët me të cilët ëndërron të luajë.

Pogba-së i është kërkuar të përmendë shokët e tij ideal të skuadrës dhe ai ka zbuluar se do t’i pëlqente të luante me yllin e PSG, Neymar, por edhe me Messi e Ronaldo.

Francezi ka thënë për “Telefoot”: “Neymar? E kam thënë edhe më parë se ëndërroj të luaj me të, Messi-in ose Cristiano Ronaldo-n, por kjo nuk do të thotë se dua të ndërroj ekip”.

25-vjeçari po kalon një tjetër sezon të vështirë tek Unitet dhe është lënë në stol nga trajneri Jose Mourinho. Gjithsesi, ai ka thënë se mund të mësojë nga kjo situatë dhe të përmirësohet.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË: GRUPI A/ Partizani lë pas makthin, Teuta hedh hap të sigurt. Në Ballsh mbyllet me polemika

Delo.autor

REKORDMENËT IRLANDEZË/ Rivalët e Teutës në turin e tretë, dy dekada shtegtarë pa… stadium

Delo.autor

GABRI DHE LEVANDOVSKI NË SHITJE/ Bajerni i Mynihut ëndërron sulmuesin e Interit dhe të Çelsit

F.autor

Leave a Comment