Champions League Futboll

Zidane shpjegon metamorfozën e Isco dhe flet për rikthimin në Torino

Herën e fundit që Reali u përball me Juvenusin ishte gjatë fundit të sezonit të kaluar në Cardiff, ku ata i mposhtën kampionët e Italisë 4-1. “Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje të mirë, por ngjarjet e 10 muajve të fundit nuk do të kenë asnjë ndikim në këtë lojë”, deklaroi ai.

I pyetur se kush është formacioni i tij i preferuar, Zidane u shpjegoi gazetarëve në se i pëlqen ta përziejë atë. “Më pëlqejnë të gjitha sistemet taktike që kam përdorur. Ne mund të zgjedhim të luajmë me gjerësi, me një trekuartist, me një 4-3-3. Më pëlqen të ndryshoj dhe të luaj në mënyra të ndryshme”, shtoi “Zizou”.

Sa i përket rikthimit në Itali, ish-mesfushori i Juves, zbuloi se një ditë do t’i pëlqente të drejtonte “Zonjën e Vjetër”, por theksoi se tani mendon vetëm për Realin. “Kurrë mos thuaj kurrë, unë jam i lumtur në Madrid dhe i kushtoj rëndësi asaj që duhet të bëj. Unë mendoj se kam mësuar shumë si lojtar dhe si person në pesë vitet e mia atje. Ata më mirëpresin mua si një anëtar të familjes. Kam kujtime të shkëlqyera nga ajo kohë. Sigurisht tani unë mendoj vetëm për Real Madridin, nuk mund të mendoj për të ardhmen. Jetoj momentin, sepse siç e dini ky pozicion është i komplikuar, sidomos këtu”, tha Zidane.

Related posts

“SHPRESA VDES E FUNDIT”/ De Biasi i jep ZEMËR kuqezinjve: Keni më shumë SHANSE se në…

Isa.Autor

Buzëqesh Spalletti/ Nainggolan gati për Bolognan, belgu gati për debutimin

Isa.Autor

Taulant Seferi: Endrra ime është që të thirrem nga Panucci sa më shpejt (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment