Futboll Ligue 1 Sport

Polemikat për Neymar, a ka një klauzolë për t’u larguar nga PSG apo jo?

Neymar është aktualisht pjesë e PSG dhe njihet si investimi më i madh në botën e futbollit, pasi për të u shpenzuan 222 milionë euro që të kalonte nga Barcelona te gjigantët francez. Por, sipas “El Pais”, me anë të një artikulli të botuar ditën e sotme është thënë se ai mund të largohet nga francezët e PSG pasi në kontratë është përfshirë dhe klauzola që ai të largohet, pra për 300 milionë euro ai mund të dalë i lirë.

Pas shkrimit të “El Pais” ka ardhur menjëherë reagimi i sajtit më të madh francez për sportin, “L’Equipe”. Ata janë interesuar në zyrat e Ligës Profesioniste në Francë, ku kanë marrë dhe përgjigjen zyrtare mbi kontratën e lojtarit, pikërisht për klauzolën që është supozuar nga “El Pais”.

Sipas medias më të madhe franceze për sportin, bëhet me dije se nuk ka një klauzolë prej 300 milionë euro në kontratën e brazilianit, që do të thotë se shkrimi i gazetës spanjolle nuk rezulton të jetë i vërtetë.

“LFP e bën shumë të qartë atë që përcakton Neni 202 i rregullores së tij: ‘Klubet nuk mund të lidhin një kontratë që përmban një klauzolë lirimi e cila siguron ndërprerjen e marrëdhënieve kontraktuale nga njëri ose tjetri nga të kontraktuarit dhe nuk mund të përfundojë as me një klauzolë për zgjidhje të njëanshme’. Prandaj, në zbatim të këtij teksti, kontrata e Neymar nuk mund të përmbajë një klauzolë të tillë. Dhe nuk ka një klauzolë të tillë në kontratën e lojtarit të certifikuar nga Komiteti Ligjor i LFP-së”, raporton “L’Equipe”.

Me një fjalë, një klauzolë e tillë në Francë është e paligjshme. PSG gjithashtu në mënyrë të vendosur e mohon informacionin e “El Pais” dhe një klauzolë të mundshme të nënshkruar në mënyrë private mes palëve, siç kanë sugjeruar disa burime mediatike.

Related posts

PRITET ZYRTARIZIMI/ Arrihet marrëveshja, David Luiz i surprizon të gjithë me të ardhmen

Delo.autor

Xherdan Shaqiri kërkohet nga tre klube në Premier League

Sadik.Autor

FORMACIONI I MUNDSHËM/ Sot miqësorja me Uellsin, ja si do t’i rreshtojë Panucci kuqezinjtë në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment