Champions League Futboll Sport

Policia e Barcelonës ka keqtrajtuar tifozët e Chelsea/ “Londinezët” ankohet në UEFA

Blutë kanë akuzuar policinë e Barcelonës se tifozët e saj janë keqtrajtuar jashtë Camp Nou gjatë ndeshjes se 1/16 së finalës se Ligës së Kampionëve. Letra është dërguar në UEFA

Chelsea ka bërë një ankesë në UEFA pasi që disa tifozë të tyre kanë qenë pjesë e një “brutaliteti” që i janë nënshtruar nga policia dhe rojet e stadiumit gjatë ndeshjes se tyre në Camp Nou në Barcelonë në Ligën e Kampionëve.

“Pas kësaj ndeshje, ne kemi bërë ankesë për informacionet që kemi mbledhur nga tifozët që janë përfshirë në këto incidente”, thuhet në një deklaratë të Chelsea.

“Kjo ka rezultuar në një kundërpërgjigje të paprecedanë, ku një numër i madh i individëve janë ankuar për organizimin e keq, moskontrollimin e turmës, brutalitetin të ushtruar në një pjesë edhe nga rojet dhe policët gjë që ka shkaktuar kushte të pasigurta për ne. Chelsea kujdeset për tifozët e vet, si në shtëpi ashtu edhe mysafirë dhe ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se ky organizim nuk është bërë në përputhje me klubet anëtare të UEFA’s”, thuhet tutje në komunikatë.

UEFA ka konfirmuar për Omnisport se një hulumtim është duke u bërë për këtë rast, derisa Barcelona ende nuk është përgjigjur për këtë gjë. Chelsea u mund nga Barcelona me rezultat të përgjithshëm 4-1 në 1/16 e finales se Ligës së Kampionëve.

Related posts

Fiorentina – Inter, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

BËN PARASHIKIMINE BUJSHËM/ Legjenda Ferdinand: Ja kush do ta fitojë Premier League sezonin e ardhshëm

Delo.autor

RRËFIMI TRONDITËS i ish-sulmuesit të Flamurtarit: Trosi më kërkoi para, merrej me gratë e futbollistëve

F.autor

Leave a Comment